India voton parlamentin e ri
Miliona indianë kanë nisur të votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme në demokracinë më të madhe në botë.
Në raundin e parë votojnë 140 milionë zgjedhës, ndërsa në total 714 milionë indianë kanë të drejtë të marrin pjesë në pesë faza të votimit për të zgjedhur deputetë për dhomën e ulët të parlamentit. Zgjedhjet do të zgjasin plot një muaj.
Rezultatet pritet të dalin në 16 Maj dhe parlamenti i ri duhet të fillojë nga puna në 2 Qershor.
Koalicioni aktual në qeveri i drejtuar nga Partia e Kongresit pritet të përballet me një sfidë të fortë nga aleanca e opozitës që drejtohet nga partia nacionaliste hindu, BJP.
Zgjedhësit do të votojnë në 1 milion e 300 mijë aparate elektronike të vendosura në rreth 828.804 qendra votimi.
Midis kandidatëve të profilit të lartë që shkuan herët për të hedhur votën ishte dhe ish diplomati i OKB-së, Shashi Tharoor në qytetin jugor të Thiruvananthapuram.
Siguria është e lartë me mijëra policë dhe punonjës të sigurisë të dislokuar, sidomos pas një serie sulmesh të rebelëve maositë në Indinë lindore dhe qëndrore.
Në shtetin lindor të Jharkhand, u vranë gjashtë ushtarë pas një shpërthimi mine, për të cilin fajësohen rebelët maositë, bëri të ditur policia.