E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëton sot për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Gjatë vizitës, Thaçi do të takohet me Presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk dhe kryeministrin Borut Pahor. Po ashtu, kryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në konferencën e organizuar nga Lëvizja Evropiane, e cila për temë bosht ka sfidat e organizimit të shoqërisë civile dhe autoritetet publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›