E Diel, 1 Nëntor 2026

India zhvillon sot fazën e dytë të zgjedhjeve

Nju-Delhi - India po zhvillon sot fazën e dytë të zgjedhjeve legjislative, të cilat janë programuar deri në mes të majit. Kutitë e votimit u hapën sot në mëngjes që në orën 07:00 (lokale)

Rreth 200 milionë indianë kanë të drejtën e votës, ku një pjesë e mirë e tyre janë pjesë e shtetit të Maharashtra, i cili ka 182 milion banorë.

"Ushtrimi më i madh demokratik në botë", i nisur më 16 prill do të zgjasë deri më 13 maj, gjatë të cilit 714 milionë indianë do të caktojnë 543 deputetë në Asamblenë e Popullit që përfaqësojnë 35 shtete dhe territore të Bashkimit indian.

Faza e pestë dhe e fundit e zgjedhjeve do të zhvillohet më 13 maj dhe rezultatet do të njoftohen tre ditë më vonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›