Sejdiu dhe Thaçi: GJND, vendim në favor të Kosovës
Prishinë - Dy krerët më të lartë të Kosovës, presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi shprehën sot besimin, se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të japë verdiktin e saj në favor të pavarësisë së Kosovës. “Ne besojmë në verdiktin që do të sjellë gjykata dhe në punën e gjykatësit besojmë, sepse është një prej gjyqtarëve me nam dhe famë në profesionin që kanë”, tha Sejdiu . Në këtë linjë ishte edhe kryeministri Thaçi, i cili shpreh vendosmëri për vendimin në favor të Kosovës.
“Nuk duhet të pretendojmë të politizojmë procesin e gjykatës. Duhet të besojmë plotësisht në drejtësi dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që e kanë përkrahur procesin e pavarësisë së Kosovës. Tash edhe njohja nga Arabia Saudite është një mesazh i qartë se procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës do të ketë vetëm vazhdimësi pozitive dhe ne i besojmë drejtësisë”, tha Thaçi.
Procesi gjyqësor për Kosovën në Hagë ka filluar me 17 prill dhe faza e parë pritet të mbyllet me 17 korrik, kur do të kthehen në gjykatë përgjigjet nga vendet që do të shqyrtojnë deklaratat e njëri-tjetrit. Ndërsa një mendim përfundimtar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund ta marrë më së largu në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.