Sejdiu: Bukuria e Kosovës, shtohet nga ambienti i pastër
Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, bashkë me kryeministrin Thaçi, kyetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ministrin e Ambientit, Mahir Jakxhillar, dhe Zëvendësshefin e misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Thomas Yazdgerdi, ka marrë pjesë në manifestimet me rastin e Ditës së Planetit.
Presidenti Sejdiu, i cili mbolli një fidan në Parkun e Qytetit në Prishtinë, tha se drunjtë e mbjellë do të jenë drunj për bukurinë e Prishtinës, për paqen, drunj që do të mbahen në kujtesë të mirë për punën e të gjithë brezave në graudalitet si dhe një ndërtim i vazhdueshëm i kulturës qytetare që nuk do të mbetet vetëm me Prishtinën, por edhe me qendrat e tjera të Kosovës me qytetet, fshatrat dhe pjesët malore.
Në Ditën e Planetit, Presidenti Sejdiu tha jeta e qytetarëve është më e mirë, kur kemi një ambient të pastër.“Kosova bukurinë e saj do ta shtojë edhe në këtë formë, që të jetë edhe kontribuuese paralele në atë që është përballje e sotshme me klimat me ngrohjen globale dhe me përpjekjet e vazhdueshme ambientaliste të vendeve që dëshirojnë të japin diçka plus për njerëzimin”, theksoi Presidenti.
Ndërsa, Zëvendësshefi i misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Thomas Yazdgerdi tha se Kosova po hyn në një epokë të re të historisë dhe kujdesi për ambientin është me rëndësi për ardhmërinë e saj. Ai u angazhua për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, ruajtjen e burimeve natyrale, mbrojtjen e bukurisë së tokës dhe sigurimin e mirëqenies për të gjithë popujt.