E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Kolegjit Rama Drejtesia ka vdekur

Në të parin reagim pas vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor, kryetari i opozitës Edi Rama nuk komentoi gjatë vendimin e Kolegjit. Në kushtet kur të gjithë janë të qarte sesi u vodh ky mandat,  fjalët janë të tepërta, tha kryesocialisti teksa përmblodhi gjithë qëndrimin mbi vendimin e Kolegjit në një deklaratë: “Drejtësia ka vdekur”.

“Sot fjalët janë të tepërta se akti i Kolegjit flet më shumë se çdo fjalë, për kapitullimin pa kushte të drejtësisë nën trysninë e një pushteti kusarësh dhe matrapazësh që i lejojnë vetes çdo gjë dhe nuk ndëshkohen për asgjë. Sot, fjalët e çdo shqiptari që nuk vjedh janë të tepërta se sot çdo hajdut ka të drejtë të festojë lajmin që vjedhjen në Shqipëri, ligji mund ta dënojë sa të dojë, por gjykata mund ta lejojë. Sot fjalët janë të tepërta se drejtësia në Shqipëri ka vdekur”-tha Rama.

“Aksioni i gjerë popullor është rruga që do të ndjekë opozita tani e tutje”- deklaroi kryeopozitari pa hyrë në detaje se çfarë nënkuptohet me këtë.

“Opozita do të flasë në një aksion të madh popullor për ta ringjallur drejtësinë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e saj”-theksoi ai.

Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e premte , 08 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›