"Indiferenca, e kundërta e dashurisë"
Në mbyllje të shekullit XX, kur Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, nisur
kryesisht nga parime morale, kishin
thyer indiferencën dhe kishin filluar
prej disa ditësh bombardimet ajrore në
Serbi, për ta detyruar atë vend t‘i jepte fund agresionit
dhe masakrave në Kosovë, në Shtëpinë e Bardhë, në
Uashington, Presidenti Klinton dhe e shoqja e tij, znj.
Hilari Klinton, organizuan disa mbrëmje leksionesh
për ngjarjet që ndodhën në shekullin që shkoi, për
mësimet që duheshin nxjerrë prej tyre dhe për sfi dat e
shekullit apo mijëvjeçarit që po vinte. Në këto veprimtari,
çdo mbrëmje ishte i ftuar një personalitet i shquar
i kulturës apo politikës, i cili mbante një leksion mbi
një temë të caktuar dhe pastaj pjesëmarrësit diskutonin
rreth asaj teme. Në mbrëmjen e shtatë, më 12 prill
të vitit 1999, ishte thirrur shkrimtari nobelist çifut Eli
Vizel, mbijetuesi i Holokaustit, autori i tregimit "Natë",
tregim që kohët e fundit u përkthye edhe në shqip. Ai,
i nisur nga përvoja jetësore personale, mbajti një leksion
për indiferencën, si një dukuri që është shfaqur
dendur dhe negativisht gjatë shekullit që shkoi, për
pasojat e saj dhe për mundësitë e rishfaqjes në të
ardhmen. Fjalimi i tij kishte për qëllim të tregonte se
dhuna manifestohet, vepron dhe triumfon kur diktatorët
dhe agresorët shohin apo kuptojnë se veprimet e
tyre shoqërohen me indiferencë nga bota dhe pësojnë
disfatë të sigurt, kur në vend të indiferencës, në vend
të heshtjes, vepron aktivisht solidariteti i njerëzimit
kundër tyre. E gjitha kjo, ndërmjet të tjerave, ilustrohet
në atë bisedë edhe me shpëtimin e Kosovës
nga agresorët serbë në sajë të veprimit aktiv të botës
së lirë, në sajë të mosqëndrimit mënjanë të saj para
një tragjedie që iu shkaktua një populli të kësaj bote.
Për Eli Vizelin, indiferenca, heshtja, është nëna e të
gjitha të këqijave. Ai ka folur dhe e ka trajtuar shpesh
atë dukuri. Dikur ai ka thënë: "E kundërta e dashurisë
nuk është urrejtja, është indiferenca. E kundërta e artit
nuk është shëmtimi, është indiferenca. E kundërta
e besimit nuk është herezia, është indiferenca. E
kundërta e jetës nuk është vdekja, është indiferenca".
Dhe në një rast tjetër, për të vënë në dukje qëndrimin
e tij mospajtues ndaj indiferencës dhe heshtjes, ka
thënë: "Betohem se nuk do të hesht asnjëherë dhe
kudo, kur dhe ku do të shoh që mundohen e poshtërohen
qeniet njerëzore. Ne gjithnjë duhet të mbajmë
anë. Neutraliteti ndihmon agresorin, kurrë viktimën.
Heshtja inkurajon dëmtuesin, kurrë të dëmtuarin".
Eli Vizeli mendon se është detyrë shumë e rëndësishme
e gjeneratës sonë, e cila po hyn në shekullin e
ri, të solidarizohet me të dobëtit, me të persekutuarit,
me të braktisurit, me të vetmuarit, me të sëmurët,
me të dëshpëruarit. Ky solidarizim do të shprehet
nga dëshira për t‘i dhënë një kuptim të ri fi snik dhe
humanist komunitetit në të cilin të gjithë anëtarët
do ta përcaktojnë veten jo më me identitetin e tyre,
por me atë të anëtarëve të tjerë të komunitetit. Nga
Rreziqet e indiferencës
Mbi një mendim të shprehur nga Eli Vizel në Shtëpinë e Bardhë, në
Uashington, më 12 prill të vitit 1999
ana tjetër, për të luftuar të keqen, jo vetëm duhet të
shmangim indiferencën, por edhe harresën. Ai thotë:
"Mrekullohem me aftësinë e popullit çifut për t‘i bërë
ballë fatkeqësisë. Karakteristika më e mirë e tij është
dëshira për të kujtuar. Asnjë popull tjetër nuk e sheh
kujtesën në mënyrë më obsesive nga ai".
Në fjalën e paraqitjes që Hilari Klinton bëri atë
natë për Vizelin, tha: "Më se një vit më parë, pyeta Elin
nëse dëshironte të merrte pjesë në këto Leksione të
Mijëvjeçarit... Nuk mund të më shkonte kurrë ndërmend
atëherë se, kur të vinte koha dhe ai të qëndronte
në atë vend dhe të refl ektonte për shekullin e shkuar
dhe për atë të ardhshmin, do të shihnim fëmijët e
Kosovës të ngjeshur në trena, të ndarë nga familjet,
të larguar nga shtëpitë, me fëmijëri, me kujtesë e
me humanizëm të grabitur. Është diçka që na bën të
gjithëve të ndalemi dhe të refl ektojmë, ashtu siç do të
bëjmë këtë mbrëmje. Si mund të ndodhte kjo edhe një
herë në fund të këtij shekulli?".
Hilari tha se ishte nder të dëgjoje atë njeri të fl iste
në Shtëpinë e Bardhë mbi nevojën e ngritjes së zërit,
për mos përpirjen nga indiferenca, për daljen përkrah
fatkeqëve. Ajo tha se nga e shkuara nuk duhen parë
dhe përmendur vetëm arritjet, por sidomos të metat,
dështimet; se nuk duhen parë vetëm ato që na bëjnë
krenarë, por edhe ato që na turpërojnë. Nga ai shekull
duhet të nxirret mësimi se, kur kërcënohet dinjiteti i
njërit, kërcënohet dinjiteti i të gjithëve.
Në fjalën e tij, Eli Vizel, ndërmjet të tjerave, tha:
"Z. President, znj. Klinton, anëtarë të Kongresit,
ambasadori Holbruk, dinjitarë, miq:
"Dyzet e pesë vjet më parë, një djalë i ri çifut, nga
një qytet i vogël në Malet Karpate, jo larg Vaimarit të
dashur të Gëtes, u zgjua në një vend të turpit të përjetshëm
që quhej Bukenvald. Ai djalë, më në fund, u
çlirua por, megjithatë, nuk ndjeu gëzim dhe mendoi
se nuk do të ndiente kurrë. I çliruar ... nga ushtarët
amerikanë, ai kujton tronditjen që shfaqën ata për
ato që panë. Ai..., do t‘u ishte për jetë mirënjohës atyre
ushtarëve... për dhembshurinë që treguan. Edhe pse
nuk u kuptonte gjuhën, sytë e tyre i tregonin atij ato
që duhet të dinte: se ata, po ashtu si ai, do të kujtonin
dhe do të dëshmonin.
"Dhe tashti, unë qëndroj para jush, z. President,
Kryekomandant i Ushtrisë që më çliroi mua dhe
dhjetëra mijëra të tjerëve, plot mirënjohje të thellë e
të qëndrueshme për popullin amerikan. Mirënjohja
është një fjalë që unë e kam për zemër, mirënjohja
është ajo që përkufizon humanizmin tek qenia
njerëzore. Dhe unë ju jam mirënjohës ju,... Znj. Klinton,
për ato që thatë dhe për ato që po bëni për fëmijët
në këtë botë, për të pastrehët, për viktimat e padrejtësisë,
për viktimat e fatit dhe të shoqërisë. Ju falënderoj
të gjithëve që keni ardhur sonte këtu.
"Jemi në prag të shekullit të ri, të mijëvjeçarit të ri.
Çfarë trashëgimie po na le shekulli që po shkon? Si do
të kujtohet ai në mijëvjeçarin e ri? Sigurisht ai do të
gjykohet dhe do të gjykohet rreptë, në terma morale
dhe metafi zike. Dështimet e tij kanë hedhur një hije të
zezë mbi njerëzimin: dy luftëra botërore, luftëra civile
pa fund, një varg i pakuptimtë vrasjesh: Gandi, dy
vëllezërit Kenedi, Martin Luter Kingu, Sadati, Rabini,
masakra në Kamboxhia dhe Algjeri, në Indi dhe Pakistan,
në Irlandë dhe Ruanda, në Eritre dhe Etiopi, në
Sarajevë dhe Kosovë, shtazëri në gulage dhe tragjedi
në Hiroshima. Dhe, sigurisht, në një tjetër nivel, në
Ausshvic dhe në Treblinka. Kaq shumë dhunë, kaq
shumë indiferencë!
"Ǒështë indiferenca? Etimologjikisht, fjala do të
thotë ‘të mos jesh ndryshe, të mbetesh njëlloj apo,
të qëndrosh mënjanë, të shohësh punën tënde‘. Një
gjendje e çuditshme dhe e panatyrshme në të cilën
zbehet linja ndarëse midis dritës dhe errësirës, midis
Perëndimit dhe Lindjes, midis krimit dhe ndëshkimit,
midis mizorisë dhe dhembshurisë, midis së mirës dhe
së keqes. Si do të jetë e ardhmja e saj dhe cilat do të jenë
pasojat e pashmangshme të saj? A është fi lozofi ajo. A
është e kapshme një fi lozofi e indiferencës? A mund
të shihet indiferenca si virtyt? A është i nevojshëm
praktikimi i saj në disa raste: për të mos u dëmtuar,
për të jetuar normalisht, për të shijuar një të ngrënë
të mirë dhe një gotë verë, ndërkohë që bota provon
kataklizëm?
"Sigurisht, indiferenca mund të jetë tunduese, më
shumë se aq, tërheqëse. Është shumë e lehtë të largohemi
nga viktima. Është shumë e lehtë të shmangim
ndërprerjet primitive të punës sonë, të ëndrrave tona,
të shpresave tona. Është, në fund të fundit, e vështirë,
e rrezikshme, të merremi me dhembjet dhe dëshpërimet
e tjetrit. Për indiferentin, fqinji nuk ka rëndësi,
jeta e tij është pa kuptim. Ankthi i tij i dukshëm apo
i padukshëm është pa interes. Indiferenca e kthen
tjetrin në abstraksion....
"Sipas traditës sonë, disa ndienin se të braktiseshe
nga njerëzimi nuk ishte fatkeqësia më e madhe; të
braktiseshe nga Zoti ishte më keq se të ndëshkoheshe
prej tij. Ishte më mirë një Zot i padrejtë, sesa një Zot
indiferent. Për ne, të injoroheshe nga Zoti ishte një
ndëshkim më i ashpër, sesa të ishe viktimë e zemërimit
të tij. Njeriu mund të jetonte larg Zotit, por jo jashtë
tij. Zoti ishte kudo ku ishim ne. Edhe në vuajtje? Edhe
në vuajtje".
"Në njëfarë mënyre, qenia indiferent ndaj dhembjes
së tjetrit, të kthen nga qenie njerëzore në qenie
jonjerëzore. Indiferenca, në fund të fundit, është më
e rrezikshme se zemërimi dhe urrejtja. Zemërimi
nganjëherë mund të jetë edhe krijues. Dikush, nga
zemërimi, mund të shkruajë një poemë të bukur, një
simfoni të madhe. Dikush bën diçka të veçantë për hir
të njerëzimit, sepse është zemëruar për padrejtësitë që
shikon. Por indiferenca nuk është kurrë krijuese. Edhe
urrejtja nganjëherë sjell një përgjigje. Ju e luftoni atë.
Ju e denonconi atë. Ju e çarmatosni atë".
"Indiferenca nuk sjell përgjigje. Indiferenca nuk
është përgjigje. Indiferenca nuk është fi llimi; ajo është
fundi. Dhe, prandaj indiferenca është miku i armikut,
ajo i shërben agresorit - kurrë viktimës, dhembja e së
cilës zmadhohet kur ndjehet e braktisur. Të burgosurit
politikë në qelinë e tij, fëmijës së uritur, refugjatit
të pastrehë, kur nuk ua lehtëson vetminë, kur nuk
i përgjigje mjerimit të tyre, duke u ofruar një rreze
shprese, i ke degdisur nga kujtesa njerëzore. Dhe
në mohimin e humanizmit për ta, kemi tradhtuar
humanizmin tonë".
"Indiferenca, prandaj, nuk është vetëm një mëkat,
ajo është edhe një ndëshkim. Dhe ky është një nga
mësimet më të rëndësishëm të eksperimenteve me
spektër të gjerë në të mirën dhe të keqen të shekullit
që po ikën.
"...Gjatë kohëve më të errëta, brenda getove dhe
kampeve të vdekjes ... ne u ndjemë të braktisur, të
harruar. Kështu thamë të gjithë. I vetmi ngushëllim
i mjerë ishte se besonim se Ausshvici dhe Treblinka
ishin sekrete të ruajtura me rreptësi; se udhëheqësit
e botës së lirë nuk dinin se ç‘ndodhte përtej atyre
portave të zeza dhe telave me gjemba; se ata nuk
kishin njohuri për luftën kundër çifutëve që zhvillonin
ushtritë e Hitlerit dhe ndihmësit e tyre... Në qoftë se
do të dinin, mendonim ne, me siguri do të kthenin
përmbys çdo gjë për të ndërhyrë. ... Ata do të kishin
bombarduar hekurudhat që të çonin në Birkenau, të
paktën hekurudhat, të paktën një herë".
"Dhe tashti ne dimë, ne mësuam, ne zbuluam se
Pentagoni e dinte, se Departamenti i Shtetit Amerikan
e dinte. Dhe banori i shquar i Shtëpisë së Bardhë në atë
kohë, Franklin Delano Ruzvelt, ...mobilizoi popullin
amerikan dhe botën, duke hyrë në luftë, duke sjellë
qindra mijëra ushtarë të guximshëm e trima për të
luftuar fashizmin, për të luftuar diktaturën, për të
luftuar Hitlerin. Dhe sa shumë të rinj ranë në beteja!
Dhe, megjithatë, imazhi i tij në historinë çifute - duhet
ta them këtë - imazhi i tij në historinë çifute është i
njollosur".
"Historia e trishtuar e anijes Shën Luis e tregon
këtë. Gjashtëdhjetë vjet më parë, ngarkesa e saj
njerëzore - afro një mijë çifutë - u kthye mbrapsht nga
Amerika për në Gjermaninë Naziste. Kjo ndodhi pas
"Natës së Kristaltë", pas progromit të parë të sponsorizuar
nga shteti që nisi me qindra dyqane të shkatërruara,
me sinagoga të djegura, me mijëra njerëz të çuar
në kampet e përqendrimit. Dhe ajo anije, që tashmë
ndodhej në brigjet amerikane, u kthye mbrapsht. Nuk
e kuptoj. Ruzvelti ishte njeri i mirë, njeri me zemër. Ai
i kuptonte ata që kishin nevojë. Përse nuk i lejoi këta
një mijë njerëz të zbarkonin në Amerikë, në shtetin
e madh, në demokracinë më të madhe, në shtetin
më bujar të të gjitha kombeve të reja në histori. Çfarë
ndodhi? Nuk e kuptoj. Përse ajo indiferencë e nivelit
më të lartë për vuajtjet e viktimave?".
"Por atëherë u gjendën qenie të tjera njerëzore të
ndjeshme ndaj tragjedisë sonë. Ata jo çifutë, ata të
krishterë, që ne i quajmë ‘Të Mirët e Kombeve‘, që me
akte të vetëmohimit heroik, mbrojtën nderin e fesë
së tyre. Përse qenë aq pak ata? Përse pati më shumë
përpjekje për të shpëtuar vrasësit SS pas luftës, sesa
për të mbrojtur viktimat gjatë luftës? Përse disa nga korporatat
më të mëdha amerikane vazhduan të kishin
marrëdhënie me Gjermaninë e Hitlerit deri në vitin
1942? Është menduar dhe dokumentuar se Vermahti
nuk do të mund të kryente pushtimin e Francës, pa
naftën e siguruar nga burimet amerikane. Si mund të
shpjegohet indiferenca e tyre?".
"Dhe, megjithatë, miq të mi, edhe gjëra të mira
ndodhën në këtë shekull traumatik: mundja e nazizmit,
shembja e komunizmit, rilindja e Izraelit në
tokat e të parëve, vdekja e aparteidit, traktati i paqes së
Izraelit me Egjiptin, marrëveshja për paqe në Irlandë.
Le të kujtojmë takimin, e mbushur me dramë dhe
emocion, midis Rabinit dhe Arafatit që ju, Z. President,
e bëtë pikërisht në këtë vend. Unë isha këtu dhe nuk
do ta harroj kurrë.
"Dhe pastaj, sigurisht, vendimi i përbashkët i
Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të ndërhyrë në
Kosovë dhe për të shpëtuar ato viktima, ata refugjatë,
ata që u shkulën nga një njeri, për të cilin besoj se
për bëmat e tij duhet të përgjigjet për krime kundër
njerëzimit".
"Po. Këtë herë, bota nuk heshti. Këtë herë ne u
përgjigjëm. Këtë herë ne ndërhymë".
"A do të thotë kjo se kemi nxjerrë mësime nga e
shkuara? A do të thotë kjo se shoqëria ka ndryshuar? A
është bërë qenia njerëzore më pak indiferente dhe më
shumë humane. A kemi nxjerrë mësime nga përvoja?
A jemi më të ndjeshëm ndaj vuajtjes së viktimave të
spastrimit etnik apo formave të tjera të padrejtësisë në
vende të afërta e të largëta? A tregon sot ndërhyrja e
justifi kuar në Kosovë, e udhëhequr prej jush, z. President,
një paralajmërim të përhershëm se kurrë më
nuk do të lejohet asgjëkund në këtë botë shpërngulja,
terrorizimi i fëmijëve dhe i prindërve të tyre? A do të
shkurajojë kjo diktatorë të tjerë në vende të tjera për
të bërë të njëjtën gjë?..."
"Dhe, kështu, edhe një herë, mendoj për atë djalin
e vogël çifut nga Malet Karpate që e shoqëroi këtë
burrë të moshuar gjatë gjithë këtyre viteve të hulumtimeve
dhe të përpjekjeve me të cilin sot shkojmë drejt
mijëvjeçarit të ri me një frikë të madhe, por edhe me
një shpresë të jashtëzakonshme".
Eli Vizel dhe të gjithë të tjerët në Perëndim me të
drejtë kritikojnë qëndrimin e atij që mund të veprojë
kundër së keqes dhe, megjithatë nuk vepron, pra ai
fl et në një kontekst të caktuar. Por ka plot raste kur
mosveprimi, indiferenca, është i vetmi mjet që mund
t‘i kundërvihet së keqes dhe, në këtë rast, ajo përbën
një qëndrim pozitiv po aq me vlerë sa edhe kur është
e mundshme kundërvënia aktive ndaj saj. Eli Vizeli, po
të kishte jetuar brenda totalitarizmit komunist, do të
shihte se edhe ai regjim e luftonte indiferencën, por e
luftonte se në vend të saj kërkonte entuziazmin, entuziazmin
për të keqen, entuziazmin për krimin. Vizeli, me
siguri, do të kishte kuptuar se e vetmja armë që mund
të përdorje deri diku ndaj atij regjimi ishte indiferenca,
pasi kundërvënia aktive ndaj tij ishte e pamundur, se
ajo kishte për pasojë zhdukjen në çast të kundërvënësit.
Në atë regjim kanë qenë fare të paktë ata që nuk u
bashkuan në korrin kolosal të entuziastëve groteskë, të
lajkatarëve dhe dallkaukëve. Në atë regjim pati fare pak
prej atyre që mbetën larg joshjeve dhe favoreve të tij, të
atyre që nuk bashkëpunuan me të dhe që përbënë gati
të vetmit kundërshtarë të ndërgjegjshëm të tij. Po të ishin
më të shumtë ata, indiferenca do të kishte ndihmuar në
zbutjen e një të keqeje dhe do të paraqitej si një e mirë
reale, njëlloj si mosindiferenca apo si solidariteti që ka
parasysh Eli Vizeli.
Pas leksionit të Eli Vizelit, foli Presidenti Klinton i
cili, ndërmjet të tjerave, tha:
"Kur shohim njerëz të lënë shtëpitë nën kërcënimin
e tytave të armëve, kur i shohim ata të ngarkuar në
trena, kur i shohim që u konfi skojnë kartat e identitetit
duke i fshirë nga kujtesa historike, është e natyrshme
që të mendojmë për ngjarjet që Eli na rreshtoi këtë
natë për jetën e tij.
"Ne duhet të mbetemi gjithnjë syhapët për sinjalet
paralajmëruese të së keqes. Dhe tashti ne dimë se
është e mundur të veprojmë para se të jetë tepër vonë".
Presidenti Klinton vazhdoi më tej të thoshte se e keqja
nuk është, ashtu siç mendojnë disa, "një prani aktive që
kërkon gjithnjë mundësi të reja për t‘u shfaqur". E keqja
mund të parandalohet duke qenë aktivë, duke qenë
syhapur, duke mposhtur indiferencën. Përkrahja që i
bëri bota veprimeve të NATO-s në Kosovë e dëshmoi
këtë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës komuniteti
çifut, siç shtoi Presidenti Klinton, komunitet që kishte
provuar vetë persekucione të ngjashme, komunitet që
ishte më i ndjeshmi ndaj historisë dhe që nuk harronte
lehtë, u tregua më i zjarrti në përkrahjen e ndërhyrjes së
NATO-s në Kosovë.