Gjirokastër, vetëflijohet në liqen 60 vjeçarja, enigmë shkaqet
Një 60- vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u mbytur në ujërat e liqenit artificial të Viroit. Ngjarja është shënuar në orët e mesditës së djeshme, kur 60- vjeçarja Zaho Zeraj, është hedhur në liqen duke kryer aktin e vetëflijimit. Nuk dihen ende motivet që çuan 60- vjeçaren të ndërmerrte një akt të tillë, por besohet se ajo ka qenë krejtësisht inkoshiente gjatë momentit kritik. E gjithë skena është regjistruar në orën 11:30 të ditës së djeshme dhe dëshmitarë të saj kanë qenë dy punëtorë të mirëmbajtjes së ambienteve të gjelbra në liqenin e Viroit rreth 3 km në veri të qytetit të Gjirokastrës.
Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte ardhur aty nga ora 11:00 dhe pasi kishte kryer një shëtitje rreth e rrotull, është ndalur në zonën lindore të liqenit artificial dhe hyri në ujërat e tij deri sa u zhyt në thellësi duke u përpirë nga rrymat e forta dhe thithja e baltës nënujore. Dëshmitarët, i kanë bërë thirrje që të mos hynte thellë pasi ishte e rrezikshme, mirëpo ajo nuk i mori parasysh paralajmërimet e bëra nga ta duke vazhduar punën e vet. Menjëherë të dy punëtorët, kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje me nxitim duke ndërhyrë për gjetjen e trupit. Pas një orë kërkimesh në ujërat e liqenit, policia ka gjetur kufomën e 60- vjeçares, e cila është përcjellë më pas në morgun e spitalit të Gjirokastrës. Mendohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e depresionit momental ajo që ka çuar në vetëvrasje Zaho Zëren, e cila ka zgjedhur ujërat e liqenit të Viroit për ti dhënë fund jetës. Burime zyrtare policore kanë konfirmuar për gazetën SOT se viktima ishte nënë e dy fëmijëve dhe jetonte në lagjen Punëtori. Ngjarja e djeshme, shënon rastin e tretë të vetëvrasjeve gjatë këtij viti Qarkun e Gjirokastrës pas vetëvarjes së një 23- vjeçari në Përmet në janar, si dhe vetëvrasjes me pistoletë të një të riu të çekuilibruar në fshatin Levan muajin e kaluar.