Lekura e gjarprit nuk eshte vetem tek kepucet e Rames
Te varfrit Edvin i shkon fiks cdo kemishe force
Veshja mbron trupin e njeriut. Cdo artikull i veshjes eshte shenjues kulturor dhe social. Nepermjet veshjes leshohen nje sere sinjalesh qe kodifikohet nga cdo person sipas arsimit statusit social ose civil etnik fetar a kulturor te tij. Ne shume rajone te botes kostumet kombetare dhe stilet e veshjeve jane padyshim shenja te perkatesise se nje kombi fshati kaste a besimi. Nje skocez per shembull deften perkatesine klanore nepermjet fundit te quajtur tartan kilt-it tipik malesor. Grate myslimane deftejne perkatesine fetare nepermjet vendosjes se perces si shprehje besimi. Mirepo nje veshje mund te shpreh kundershtim te normave kulturore dhe konformizmit sic mund te tregoje edhe pavaresi a autonomi. Ne Europen e shekullit XIX-te artiste dhe shkrimtare jetuan ate qe quhej la vie de Bohegraveme dhe visheshin per te shokuar e per te terhequr vemendjen. Sigurisht per ta bere kete koncept kemi zgjedhur te deftejme rastin e nje artisti qe veshjen e ka per te shijuar me shume nuditetin e tij.
Kuptohet vetiu se kemi zgjedhur Ramen. Sepse luk-u eshte padyshim arma me e forte e tij. Pasioni i hershem per pikturen i mundeson te dizenjoje vete veshjet personale. Dhe pervec corapeve shumengjyreshe qe i vijne nga portet e Holandes gjithcka tjeter kurohen deri ne detaje maniakale prej dores se tij. Qekurse eshte shfaqur ne mjedisin publik Rama ka patur nje investim kolosal ne imazhin vetjak. Bile i kishte deleguar luk-ut gjithe personalitetin e tij estrovers duke kerkuar te binte sa me shume ne sy per garderobe sesa per cka perfaqesonte intelekti. Sepse ky ish artist avangard ka ditur te jete njeheresh shumengjyresh. Duke besuar me shume tek imazhi qe krijon sesa tek ajo qe eshte realisht ai ka ndryshuar ne menyre te pafundme. Eumlshte shnderruar radikalisht. Dhe shpesh ne funksion te ketyre shnderrimeve ka vene edhe jeten e tij private. E ka nxjerre ate ne skene. Duke u bere njekohesisht viktima dhe perfituesi i alteregos se tij. Ky pedagog gjysme anarkist dhe gjysme idealist u nje soc-komunist i vetem. Ky njeri i vecante qe kish abdikuar tashme nga pasionet e tij te para familjen dhe basketbollin binte ne sy per garderoben e tij te selektive dhe per me teper per nje vath ne veshin e majte mbajta e te cilit simbolizonte mungesen e burrerise. Ai kerkonte tabu per te shkelur me kembe sepse keshtu i kishin degjuar zerat nga lart. Mesazhi i perendise se artit kish qene thyej pasqyrat ku mund te shikojne se cfare je ne te vertete. Prek ketij libertinizmi fizik kishte arritur kulmin ne shfaqjen nudo ne nje plazhi publik dhe jo nudist te Normandise. Nuk perfundon ketu. Ishte koha kur Edi Rama donte vetem te shokonte njerezit. Imazhi qe kish krijuar dhe shfrytezimi i tij po e shtynte Ramen drejt nje rruge te re akaparimit te Partise Socialiste ne te cilen aderoi ne vjeshten e vitit 2003. Erdhi ne krye te PS-se me nje karriere politike qe ia kishin servirur ne tave qe nga koha kur Nano ua solli peshqesh socialisteve ne Ministrine e Kultures. Meritat e qeverive socialiste per heqjen e kioskave i perdori per tri fushata rresht duke korrur nje fitore te pamerituar ne Tirane. Ne partine ku kishte hyre me pak se dy vite me pare por e cila kish humbur zgjedhjet qe e detyruan Fatos Nanon te largohet ai do te imponohej shume shpejt si alternativa e vetme per lider. Zgjedhjet ne parti i fitoi duke perdorur makinacione aspak te ndershme. Nuk u perball ne nje debat real as me ish-kryetarin Nano dhe as me kandidate te tjere. E bashke me kete transformim po ndodhte edhe nje transfert i ri. Ky burre 46-vjecar ka zhveshur brekushet e gjata veshjet ylberiste. Kesisoj jane zevendesuar me kemishat e bardha me kravate qe kushtojne 1500 mije euro dhe jo 25 euro sa thote Rama. Vec kopsa e majte kushton 126 euro. Kepucet me lekure gjarpri qe se paku kushtojne 600 euro.
Sidoqofte politikani i cili gjithnje e me teper po shfaqet me kostum nuk ka nderruar vetem luk. Ai pothuajse eshte konvertuar i gjithi. As leksiku nuk eshte me ai i fillesave cdo dite pasurohet me lema te se kaluares ne vend te sabotimit tash quhet orkestrim. Guximi per te qene ekstravagant eshte kthyer per te qene normal. Deshira per te bere gjera te medha eshte kthyer te sendertoje Shkolla partie. Piktori i dikurshem ka zevendesuar garderoben artistike me luk-un politik edhe guximin intelektual me asgjesimin profesional. Ankthi i sotem i Edvin Rames eshte te binde qe ka ndryshuar. Prandaj u martua. Linda Xhillari me gjithe bukurine e saj nuk eshte me e bukur sa Rudina Magjistari Linda Basha me gjithe diturine e saj nuk eshte me i zgjuar se Delina Fico Linda Rama me gjithe pozat e saj prej besnikeje nuk eshte me aktore se Matilda Makacoki prandaj ajo eshte perdorimi i radhes i Rames per fushate ashtu sic qe revizionizmi i historise se Matildes ne vitin 2004 ose rasti i Rudines ne mandatin e dyte te Bashkise. Linda ka ngecur ne pusine ne nje kurth nga e cila Rama nuk do te shpetonte me kurre. Familja eshte aksesori qe Linda i dhuroi Edvinit. Kjo eshte tentative finale per tu dukur normal.