Pacolli: Kosovën do ta njohin së shpejti Katari dhe Ishujt Maldive
Prishtinë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Behxhet Pacolli, bëri të ditur se ka lobuar për njohjen e Kosovës, dhe sukses i kësaj përpjekje, së shpejti Kosovën do ta njohin Katari dhe Ishujt Maldive. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, ai theksoi se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë premtime dhe miratime të fuqishme nga zyrtarë të lartë të shtetit të Ishujve Maldive dhe të Katarit për njohjen e shpejtë të Kosovës, brenda ditëve të ardhshme.
"Kosova shpejt do njihet nga Katari dhe Maldivet si dhe nga tri shtete tjera, pra gjithsej pesë, premtime kam marrë, dy janë të sigurta, ose më mirë t'ju them, se Katar dhe Maldevia më kanë premtuar dhe është çështje ditësh”, ka thënë Pacolli.
“Tash pres vetëm zyrtarisht të bëhet nga këto dy shtete. Kosova meriton sa më shumë njohje të reja dhe kjo do të vijë", deklaroi Pacolli.
Katari është një nga shtetet e zhvilluara arabe në Azi, ndërsa shteti i Maldiveve ndodhet në jug të Indisë dhe përbëhet nga më shumë se 1 000 ishuj të vegjël.
Deri më tani Republikën e Kosovës e kanë njohur gjithsej 53 shtete.