SHBA: EULEX të respektojë integritetin territorial
Uashington-Qeveria amerikane, ka përshëndetur shtrirjen e misioni EULEX në Kosovë, duke ritheksuar edhe njëherë mbështetjen për integritetin territorial të saj. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCromack tha për mediat, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin shtrirjen më 9 dhjetor në gjithë Kosovën të Misionit të Rendit dhe Ligjit në Kosovë (EULEX) . "SHBA ritheksojnë mbështetjen për EULEX-in dhe janë krenare që mund të kontribuojnë me personel në këtë mision"-vijon deklarata.
Pjesë e misionit EULEX, përveç vendeve evropiane, pasi është i njohur si mision i Bashkimit Evropian, marrin pjesë edhe një kontingjent amerikan prej 80 vetash.
"Jemi të zotuar për Misionin e EULEX-it dhe forcimin e institucioneve të ligjit në gjithë Kosovën nga të cilat përfitojnë të gjitha komunitetet, duke promovuar integritetin territorial dhe stabilitetin në rajon", thekson deklarata e qeverisë amerikane.
Në deklaratën për shtyp zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit thuhet se SHBA është krenare që kontribuon me trupat e saj në këtë mision. EULEX në Kosovë, do të numërojë 1900 pjesëtarë, kryesisht policë, prokurorë e gjykatës. Aktualisht në Kosovë kanë arritur rreth 1400 pjesëtarë të tij.