Alonso: Tërhiqem nëse ikin skuadrat e mëdha
Përplasjet ndërmjet FIA-s dhe prodhuesve të mëdhenj, të cilët janë kundër rregullave të reja në Formula 1, shqetëson edhe pilotët. Njëri prej atyre që shprehen të pasigurt për të ardhmen është Fernando Alonso. "Kam frikë se F1 do të zhduket. Situata aktuale është mjaft shqetësuese", tha spanjolli. "Kam tentuar të përqendrohem vetëm te puna ime, por nuk është e lehtë. Ndoshta është hera e fundit që garoj në Monako. Nëse skuadrat e mëdha tërhiqen, nuk kam ndërmend të garoj me ekipe të vogla".