E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferrari humbet raundin e parë kundër Moslit

Ferrari humbet "raundin" e parë me Maks Moslin. Gjykata e Lartë në Paris ka hedhur poshtë kërkesën e paraqitur nga "kokëkuqja" kundër FIA-s, për të bllokuar rregulloren për kampionatin 2010 të paraqitur nga Maks Mosli. Tashmë çështja pritet të kalojë për shqyrtim në Gjykatën Civile. Një vendim në favor të Ferrarit do të "hidhte në erë" planet e Federatës Ndërkombëtare dhe Moslit, e cila kërkon të praktikojë "tavanin" prej 45 milionë euro në buxhetin sezonal të skuadrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›