Spanja rrit numrin e ushtarëve në Afganistan
Madrid - Spanja pritet të rrisë numrin e ushtarëve të dërguar në Afganistan, në të kundërt me tërheqjen që bëri nga Kosova. Gazeta spanjolle “El Pais” shkruan se numri i ushtarëve të dërguar në Afganistan do të arrijë në 1000, nga 780 që është aktualisht.
Kontigjenti i ushtrisë spanjolle do të marrë përsipër përgatitjen dhe aftësimin e ushtrisë afgane, thuhet në raportin e mëtejshëm të gazetës “El Pais”.
Kontigjenti i ushtrisë spanjolle do të marrë përsipër përgatitjen dhe aftësimin e ushtrisë afgane, thuhet në raportin e mëtejshëm të gazetës “El Pais”.