Indonezi/ Përkujtohet cunami që shkaktoi 170 mijë persona
Pesë vjet pas katastrofës së cunamit, në vendet përreth Oqeanit Indian janë përkujtuar qindra mijëra viktima. Në provincën indoneziane Aceh, të Indonezisë ku në katastrofën e përmbytjeve më 26 dhjetor 2004 humbën jetën 170.000 vetë, u mbajtën lutje në xhami dhe para varreve masive. Në Sri Lanka radio dhe televizioni pezulluan për dy minuta programet, dhe në të gjithë vendin u mbajt një minutë heshtje. Në shtetin ishull, nga cunami humbën jetën 31.000 vetë, rreth një milion mbetën të pastrehë. Ceremoni përkujtimore u mbajtën edhe në Tailandë dhe Indi, ku e humbën jetën më shumë se 50.000 vetë, ndër ta edhe shumë turistë. Në Dyseldorf, të afërmit e viktimave të cunamit dhe të mbijetuar nga e gjithë Gjermania kujtuan me një meshë katastrofën e pesë vjetëve më parë.
rreth 2 200 tursitë të huaj vdiqën nga cunami, kryesisht në Tajlandë.
Në dhejtor të 2004, një tërmet me fuqi 9.15 ballë shkaktoi një cunami në oqeanin Indian duke shkaktuar më shumë se 226 000 viktima në Indonesi, Sri Lanka, Indi, Tajlande dhe 9 shtete të tjera.
pesë vite më vonë, kombet e bashkuara paralajmëruan qeveritë në zonat e prekura nga shkatërrimi që të shpenbzojnë një të dhjetën e fondeve të tyre për të limituar rrezikun e katastrofave natyrore.