E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, lind bebja gjigande, peshon 8 kg

Publikohen pamje të bebes gjigande dhe që erdhi në jetë me një peshë prej 8.7 kilogramësh. Fëmija i lindur nga një nënë indoneziane, besohet se ka edhe peshën rekord për këtë vend të azisë juglindore, bënë të ditur mjekët që asistuan në lindjen e foshnjes. Nëna me origjinë nga veriu i provincës Sumatra, nuk ka mundur sigurisht të lindë natyralisht, por i është nënshtruar ndërhyrjes cezariane në fillim të javës. Famirësisht nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore, thonë mjekët në spitalin e përgjithshëm në rajonin Asahan. Nëna e foshnjës 41 vjeç dhe quhet Ani. Ajo është e martuar me një peshkatar dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë. Ajo vuan nga diabeti dhe sipas bluzave të bardha, kjo sëmundje ka ndikuar edhe në peshën e stërmadhe të fëmijës i cili është i seksit mashkull. Bebi është quajtur Muhammad Akbar Risudin dhe ka një gjatësi prej 62 cm. Bebi me peshën më të madhe në botë, ishte një fëmijë në SHBA që peshon 10.8 kg, por që vdiq 11 ditë pas lindjes, informacion ky i marrë nga libri i rekordeve gines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›