E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Përgatiste atentatin, arrestohet

FBI ka arrestuar një djalë të ri, pas një operacioni të mirëorganizuar. Adoleshenti Hosam Maher Husein Smadi, akuzohet se po organizonte sulme me bomba në një kullë të lartë në qendër të Dallasit. Autoritetet thonë se 19-vjeçari me kombësi jordaneze, po planifikonte që ta hidhte në erë kullën e qelqtë, me ato që specialistët i cilësuan si armë të shkatërrimit në masë. Sipas burimeve të FBI-së, Samdi besohej se do ta telekomandonte bombën me telefonin e tij. Hosam Maher Husein Smadi, është vënë në pranga të entjen në Dallas në afërsi të "Fountain Place", një kullë e lartë prej 60 katesh, pasi kishte vendosur një autobombë në afërsi të gradacelës, brenda së cilës ndodhen shumë zyra. FBI informon më tej se arrestimi i tij, u bë i mundur falë një vëzhgimi të imtësishëm 6 mujor. Samdi qëndronte në SHBA në mënyrë të paligjshme. Nëse dënohet për tentativë për të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, Smadi mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh.
Ndërkohë tre amerikanë, të cilët u arrestuan në korrik, janë akuzuar zyrtarisht për organizimin e një sulmi kundër një baze të marinsave në Quantico të Virginias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›