E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Enciklopedia nuk do korrigjohet

Enciklopedia maqedonase është provokim politik banal, pas të cilit qëndron qeveria e Maqedonisë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare ose (PDSH-së), Menduh Thaçi pas një takimi me anëtarët dhe simpatizantë të këtij subjekti në Saraj të Shkupit. Ai tha se ky provokim ka për qëllim të arrijë shumë efekte, ndërsa efekti kryesor është t'i shpërqëndrojë të gjithë, t'i largojë nga e tashmja, dhe të bëjë që të merrmi me histori. "PDSH-ja nuk do të ç'fokusohet aq lehtë, për ne e tanishmja është ajo që flet për diskriminim në të gjitha fushat që u bëhet shqiptarëve. Ndërsa përsa i përket fjalorit në enciklopedi, është një fjalor i njohur, një gjuhë e urrejtjes. Mendoj se mirë është që të gjithë maqedonasit të distancohen nga këta njerëz që ndjellin zjarr, për të mirën e tyre", theksoi Thaçi në fjalën e tij. Kreu i PDSH nuk beson se do të korrigjohet ky dokument që poshtëron kombin shqiptar. Paralajmërimet për korrigjim apo tërheqje ai i quan të pavërteta dhe mashtrime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›