Sheshi, Lame: U kthye në teatër
Punimet që po kryhen tashmë në sheshin "Skënderbej" janë kthyer në një debat të gjerë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, mes ish drejtuesve të bashkisë, por dhe mes arkitektëve. Ish-nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Artan Lame në një intervistë për Alsat, cilëson projektin belg që po zbatohet në sheshin "Skënderbej" si të përkryer dhe që do të jetë në shërbim të komunitetit në Tiranë.
"Projekti belg, pra, ky qe po zbatohet e liron sheshin nga godinat që parashikonte projekti i mëparshëm, dhe kjo është shumë e rëndësishme. është sheshi më i rëndësishëm i Shqipërisë dhe cdo ndërhyrje ndërtuese në të, ka shumë pasoja. Ky projekt nuk parashikon ndërtime brenda në zonën e sheshit aktual", thotë Artan Lame, ish nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Përsa i përket argumentave nëse bashkia ka leje mjedisore për punimet, apo duhet të marrë leje në KRRTRSH, pasi ky është një projekt i ri që po zbatohet, Lame përgjigjet: "Cështja e lejeve është teatri më i neveritshëm i mundshëm. Asnjë dokument nuk ka vlerë në Shqipëri sa vlejnë celularët e dy kryetarëve të partive përkatëse. Asnjë institucion nuk të jep përgjigje, apo nuk të bllokon pa marr urdhër në celular, kështu që nuk kanë vlerë letrat, po ka vlerë celulari. Nëse në celular ministrit i thuhet zhbllokoje do ta zhbllokojë, nëse i thuhet bllokoje, do ta bllokojë. Të gjithë të tjerat janë teatër".
Pavarësisht debateve të shumta, krahas punimeve në sheshin "Skënderbej" ka filluar puna për fazën e dytë të punimeve edhe në zonat që rrethojnë qendrës e Tiranës.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi