E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, zhduket një avion me në bord 46 persona

XHAKARTE- Një avion i tipit ''Superxhet 100'', i prodhuar nga gjiganti rus ''Soukhoi'', me në bord 46 persona, është zhdukur nga monitorët e radarëve gjatë një fluturimi testues në Xhakarta, njoftuan burimet e sigurisë në Indonezi.

"Avioni u zhduk nga radarët ndërkohë që fluturonte në rajonin Bogor, në jug të Xhakartës. Po vazhdojmë kërkimet, por nuk jemi ende në dijeni nëse është rrëzuar apo jo", deklaroi Gagah Prakoso, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Kërkim Shpëtimit. 
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›