Në kërkim të Schumanit shqiptar
Sot festojmë Ditën e Europës ose Ditën e Schumanit siç quhet ndryshe për nder të Robert Schuman, ministrit të Jashtëm francez, i cili vulosi më 9 maj 1950 me anë të një deklarate krijimin e një forme të re organizimi të shteteve në Europë. Dy herë kryeministër i Francës, ministër Finance dhe ministër i Jashtëm, si dhe një mendimtar politik dhe aktivist i pavarur, Schuman hodhi themelet e institucioneve europiane të pasluftës. Është pikërisht kjo ditë që na bën të mendojmë se edhe ne shqiptarët kemi nevojë për Schumanin tonë shqiptar, i cili të na bashkojë dhe të na japë zgjidhjet e duhura të problemeve tona.
Këtë rol po e luan tashmë Bashkimi Europian, i cili po na kujton se për Shqipërinë ka një zgjidhje që është kaq pranë nesh, mjafton ta përqafojmë. Në mesazhin e tij në këtë ditë të shënuar, Komisioneri i Lartë për Zgjerimin, Stefan Fyle nënvizoi faktin se në sajë të Bashkimit Europian, njerëzit kanë mundësi të jetojnë një periudhë të paparë më parë në paqe dhe begati në rritje, ndërsa vuri në pah se zgjerimi është në ADN-në e Europës. Ai i ftoi vendet kandidate të punojnë së bashku me qëllim garantimin e të ardhmes së Europës në përputhje me vizionin e shprehur nga baballarët themelues të Europës.
Kjo ftesë e ripërsëritur edhe për Shqipërinë vjen kaq ngrohtë në këtë ditë, e cila ka një kuptim më shumë për ne shqiptarët në 2012-ën sepse jemi më pranë Europës; sepse dimë më shumë për të dhe për kontributin e saj. Kjo ditë na gjen më afër Europës dhe më afër me njëri-tjetrin si në politikë ashtu edhe në jetën sociale. Tani diskutojmë edhe me kundërshtarin për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm si një mënyrë për të kontribuar në integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Duket qartë se Bashkimi Europian dhe rekomandimet e vendosura prej tij po na ndihmojnë të orientohemi gjithnjë e më shumë drejt objektivave tona madhore.
Ky fakt u rikonfirmua edhe nga Presidenti ynë, Z. Bamir Topi, i cili tha se shteti shqiptar është i angazhuar plotësisht për arritjen e marrjes së statusit kandidat duke e quajtur një objektiv madhor dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit.
9 maji duhet të jetë për politikën shqiptare një ditë më shumë për të gjetur zgjidhje sa më origjinale për t’u gjendur sa më pranë objektivit tonë final: anëtarësimit në BE. Dhe për rininë tonë, të dijë më shumë për historinë e Europës dhe mesazhet e saj në këtë ditë.
Në këtë ditë më kujtohet një histori e bukur që më ka treguar një belg që takova së fundmi rastësisht. Po flisnim për Shqipërinë me nga një gotë vere përpara, ndërkohë që më tha se ishte i dashuruar pas Italisë. Dhe menjëherë më pyeti nëse e kisha vizituar ndopak këtë shtet me një kulturë unike. “Jo,- i thashë,- fatkeqësisht, por di shumë për të”. “Shiko,- më thotë, -duhet të vizitosh patjetër një mrekulli që quhet Marostika, një qytet i vogël në Veneto të Italisë, që dallohet për sipërfaqet e mëdha të mbjella me qershi”. Nuk po e kuptoja ku donte të dilte. Por burri rreth të 50-ve ishte shumë i mprehtë. “Dëgjo,- më tha, - veçantia e këtij vendi është se ka një histori shumë të bukur. Lordi i këtij lokaliteti në 1450-ën ishte në një dilemë të vërtetë: me cilin nga zotërinjtë që i vinin rrotull vajzës së tij të bukur ta martonte atë? Për të shmangur gjakderdhjen, ai mendoi të ndërtonte një fushë shahu në sheshin e qytetit, i cili edhe sot e kësaj dite është i ndërtuar me kuti të bardha e të zeza. Fituesi mori të drejtën për t’u martuar me vajzën e bukur. Nga gëzimi i zgjidhjes së kësaj dileme, Lordi urdhëroi mbledhjen e zonave përreth me qershi”.
Zotëria belg s’kishte mbaruar akoma. “Ta thashë këtë histori sepse ju shqiptarët duhet të vrisni mendjen më shumë për të zgjidhur punët tuaja. Dhe tani le të ngremë një dolli për Lordin”,- ia priti ai me një buzëqeshje sfiduese.
Dhe mendova se zgjidhje të tilla mund të vijnë vetëm nga një Schuman shqiptar, të cilin ende s’e kemi gjetur por shpresojmë shumë këtë verë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)