E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezia do miratojë ligj për ndalimin e minifundeve

Share

Indonezia po përgatitet për të ndaluar veshjen e minifundeve në kuadër të ligjeve anti- pornografi. Arsyetimi është se minifundet i detyrojnë meshkujt të bëjnë gjëra.

Ministri i Çështjeve Fetare tha se në ligjin e ri do të ndalohen të gjitha fundet mbi gju.

Edhe kryetari i parlamentit foli së fundmi kundër minifundeve, por në shënjestrën e tij ishin politikanet femra që veshin funde mbi gju.

Presidenti ngriti një task forcë për ligjin antipornografi në përpjekje për ta zhdukur përfundimisht nga vendi. Indonezia është vendi më i madh mysliman në botë. Aty banojnë 12 përqind e popullatës islamike botërore. Megjithatë, shumë vajza të reja pëlqejnë veshjet perëndimore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›