E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, Posta: Ja grafiku i shpërndarjes në Tiranë

Nga 1 prill nis skema e re. Data përcaktohet sipas numrit të librezës.

Gazeta boton datat për të gjitha zyrat që ndajnë paratë.

Nga data 1 prill, pensionistët në Tiranë do ta marrin pensionin e tyre mujor në një datë të caktuar, sipas një grafiku të hartuar nga Posta Shqiptare. Gazeta publikon grafikët e rinj. Në rast se pensionisti nuk e merr në datën e vendosur, do të mund ta tërheqë ditën e shtunë të asaj jave. Nëse sërish nuk paraqitet, nuk ka më një datë të tretë, por do të paraqitet në postë muajin që vjen në të njëjtën datë. Kjo nismë, që do të pilotohet në kryeqytet për tu shtrirë pastaj në të gjithë vendin, ndërmerret për të shmangur radhët e gjata të pritjes së pensionistëve në sportele. Filiali i Postës Tiranë, në kuadrin e reformimit të shërbimit të pagesës së pensioneve, për ti paraprirë procesit të informatizimit, ka hartuar grafikët e rinj të pagesës së pensioneve për çdo zyrë postare dhe çdo sportel. Sipas marrëveshjes me ISSH, datat e pagesës së pensionit janë përcaktuar sipas kategorive dhe rendit rritës të urdhër-pagesës, duke filluar nga numri më i vogël. Çdo pensionist do të gjejë në grafik datën e marrjes së pensionit sipas numrit të pensionit që ka në librezë. Të nderuar pensionistë, lutemi respektoni grafikun që ju të ndjeheni komodë në zyrat tona postare.

Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›