E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezia po studion kërkesën për njohjen e Kosovës

 Nё këtë takim, Ministri Hyseni e ka njoftuar homologun e tij pёr pёrparimin qё ka bёrё Kosova dhe pёr proceset qё lidhen me njohjen e shtetit tё Kosovёs dhe me kёrkesёn pёr mendim kёshilldhёnёs nga Gjykata Ndёrkombёtare e Drejtёsisё.

Nё veçanti, Ministri Hyseni ka folur gjatë takimit, pёr karakterin e veçantё tё rastit tё Kosovёs, duke u pёrqendruar, midis tjerash, te fakti se Kosova ka qenё pjesё e njё federate, e cila tashmё nuk ekziston dhe ёshtё shpёrbёrё nё mёnyrё tё dhunshme, e pёrcjellё me konflikte dhe tragjedi njerёzore. Ministri ka folur edhe pёr aspekte dhe procese tё tjera, tё cilat si kombinim, kanё prodhuar njё rast tё veçantё.

Edhe nё kёtё  takim, Ministri Hyseni i ka drejtuar homologut tё tij thirrjen pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs. Nga ana e tij, Ministri i Jashtёm i Indonezisё, z. Wirajuda e ka siguruar Ministrin Hyseni se Indonezia ёshtё duke e studiuar nga afёr kёrkesёn e Kosovёs dhe se vendimi do tё merret nё kohёn e duhur. 

Nё margjinat e zhvillimit tё punimeve tё Asamblesё sё Pёrgjithshme tё Kombeve tё Bashkuara, Ministri Hyseni ka biseduar edhe me homologё dhe pёrfaqёesues tё tjerё tё cilёt po qёndrojnё nё Nju Jork gjatё kёsaj kohe. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›