E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusian kritikon BE-në për sanksionet e reja kundër Sirisë

Në një komunikatë të publikuar sot, Ministria ruse e Punëve të Jashtme tha se “masat e marra nga Bashkimi Evropian mund të konsiderohen si një bllokim ajror dhe detar''.

“Sanksione të këtij lloji nuk kontribuojnë në normalizimin e situatës në Siri dhe nuk korrespondojnë as me dokumentin as me shpresën e planit të të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan", shtoi ministria.
     
Bashkimi Evropian vendosi të hënën të riforcojë sanksionet kundër pushtetit në Siri, veçanërisht kontrollet e embargos së armëve, me qëllim për të rritur presionin ndaj regjimit të Bashar Al-Asadit./Start/

                                                                                             2012-07-25 16:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›