E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indrit Fortuzi, për herë të fundit në fushën e blertë

Autori i Lajmit: red.
Sulmuesi i Tiranës, Indrit Fortuzi, veshi dje për herë të fundit fanellën bardheblu në ndeshjen me Teutën që u luajt në orën 16:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet. Dy herë rresht fitues i “Këpucës së artë” në kampionatin shqiptar, sulmuesi 34- vjeçar, i njohur ndryshe me emrin “Zogu”, deklaroi në një konferencë për shtyp, zhvilluar javën e kaluar se ndeshja me Teutën, do të jetë e fundit në karrierën e tij 18-vjeçare si fubollist. Një nga gjashtë golat e këtij sezoni, Fortuzi e ka shënuar pikërisht me Teutën gjatë fazës së parë të kampionatit, kur Tirana fitoi 2-1 ndaj ekipit durrsak. Në fillimet e tij Fortuzi ka veshur për pak kohë fanellën e Partizanit dhe më pas atë të Dinamos. Sulmuesi shqiptar do ta vazhdonte karrierën e tij me Apollonin, Ethnikosin dhe Iraklisin në Greqi. Fortuzi është ndër të paktit futbollistë shqiptarë të përzgjedhur në “100 Top player of Year”, një listë që përfshin lojtarët më të mirë të Evropës dhe i vetmi që përfaqësoi Shqipërinë në "European Football Yearbook" të vitit 2005. Ai mban rekord për shënimin e golave në arenën ndërkombëtare të klubeve, me plot 10 gola. Pas tij renditen Vasil Ruci dhe Dorian Bylykbashi nga 6 gola, Panajot Pano, Gentian Begeja dhe Devis Mukaj, me nga 5 gola. I paharrueshëm është trigolëshi i tij në fitoren kundër skuadrës bjelloruse “Fandol Babruysk”, kur pasi Tirana kishte humbur ndeshjen e parë 4-1 në Kupën UEFA të edicionit 1994-1995, “Zogu” realizoi tre gola në pjesën e dytë (i fundit në minutën e 94-t), që solli edhe kualifikimin e Tiranës në raundin e dytë.

 Karriera
07/2007 - 05/2008 Tirana
01/2005 - 06/2007 Iraklis (Greqi) 
07/2000 - 12/2004 Tirana 
07/1998 - 06/2000 Apollon Smirnis (Greqi)
01/1998 - 06/1998 Ethnikos Pierus (Greqi) 
07/1993 - 12/1997 Tirana
07/1990 - 06/1993 Dinamo 

 Golashënuesi më i mirë
2001/02 24 gola
2000/01 30 gola
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›