Speci djegës lehtëson dhimbjet gjatë lindjes apo operacioneve
Autori i Lajmit: Red.
Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit
Tetraciklina, ilaçi më i vjetër në botë, ndalon përhapjen e kancerit. Sipas mjekëve, provat që janë bërë me këtë ilaç të thjeshtë që ka ekzistuar në shekuj dhe kanë dalë të gjitha pozitive, aq më tepër që ai nuk kushton as shumë para. Të parët që kanë eksperimentuar me këtë medikament kanë qenë plot 60 gra në një institut në Kanada, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lëkurës. Dhe sipas të dhënave të para, tetraciklina parandalon përhapjen e sëmundjes në vende të tjera dhe bën të mundur mospërhapjen e sëmundjes në kocka apo infektimin e qelizave të shëndetshme. Megjithatë për të dhënë përgjigjen përfundimtare rreh efektit të tetraciklinës, mjekët kanë bërë studime të reja, në mënyrë që të dalin me një vendim të bazuar shkencor dhe mjekësor dhe me rezultate të shumëfishta.
Specat djegës lehtësojnë dhimbjet
Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme. Nëse rezultatet vërtetohen edhe tek njerëzit, metoda mund të shfrytëzohet në procedura të ndryshme duke filluar që nga operacionet në gju deri tek nxjerrja e dhëmbëve. "Kjo metodë do të mund të transformojë tërësisht analgjezinë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pas kirurgjikale, duke i lejuar pacientët të mbeten tërësisht vigjilent pa përjetuar dhimbje ose paralizë", thotë Clifford Ëoolf, njëri prej hulumtuesve. "Në fakt mundësitë duken të pafundme. Mund të imagjinoj shfrytëzimin e kësaj metode për të trajtuar kruarjen, pasi që neuronet e ndjesisë së kruarjes bien në grupin e njëjtë si ato të dhimbjes". Hulumtuesit thonë se megjithëse anestetikët e tashëm janë shumë efektiv, ata po ashtu paraqiten edhe me efekte të theksuara anësore, si humbja e vetëdijes në rastet e anestezisë së përgjithshme dhe humbja e pjesshme e ndjeshmërisë ose paraliza tek anestezia lokale. Në studimet e publikuara në "Nature", hulumtuesit kanë kombinuar anestetikun më të shpeshtë, lidokainën, me kapsaicinën, përbërës i cili e bëhet nga speci djegës, dhe kanë vërejtur efektet pozitive të këtij kombinimi. Krahas përdorimit në procedurat kirurgjikale të lindjes, hulumtuesit thonë se barnat eksperimentale mund po ashtu të çojnë edhe në trajtime më efektive të dhembjeve kronike.
Pickimet e mushkonjave, ikin me banane
Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Ajo është fruta e vetme e papërpunuar që mund te hahet pa shqetësim në rastet e sëmundjeve kronike. Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje te stomakut.
Është më mirë tension i lartë apo i ulët
Mjekët thonë se në përgjithësi është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit të cilët pësojnë infarkt të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Në rubrikën "Mjekësi dhe Shkencë" do të flasim edhe për tubat e vegjël që vendosen në zemër për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik. Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, ekspertët analizuan tensionin sistolik të gjakut, që është presioni që ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se një njeri që vjen në spital me infarkt dhe të cilit zemra i pompon ende mjaft gjak për të pasur tension të lartë, ka më shumë mundësi për të jetuar sesa një njeri me tension të ulët. "Gjatë kohës që pacienti arrin në spital, duket se është më mirë që ai të ketë tension të lartë, të paktën për disa orë, sepse kjo tregon se zemra është më e fortë", tregojnë mjekët.
Deodorandët favorizojnë kancerin e gjoksit tek femrat
Disa kërkues biologjistë molekularë britanikë kanë zbuluar në disa mostra të tumorit të gjoksit një numër të lartë të molekulave kancerogjene, që vinin pa dyshim nga përdorimi i disa lloj deodoranteve. Këto molekula (parahydroxybenzoate) të quajtura gjithashtu parabene përdoren si konservatorë në një numër të madh produktesh kozmetikë, gjithashtu në disa prodhime ushqimore për t i zgjatur atyre konservimin. Problemi qëndron në faktin se të gjitha këto molekula imitojnë në trupin e femrës rolin e estrogenëve (hormone që rregullon ciklin e femrës) dhe kështu favorizojnë kancerin e gjoksit.
Studimet e bëra nuk e kanë pohuar akoma që substanca parabene të jetë origjina e kancerit, por sipas biologjistit britanik Philip Harvey, është e sigurt që kjo molekulë ndihmon në shumicën e rasteve kancerin e gjoksit të zhvillohet. Ekspertët kanë pohuar se substancat parabene, që ndodhen prezent në tumor, gjenden në formë esterlipide (molekule kimike që përmban një grup atomesh, si karboni, ku janë të lidhura 2 atome oksigjeni që metabolizohet në organizëm nga aditioni i acideve me alkoolet) dhe që supozohet që vjen nga produkti kimik që përdoret mbi lëkurë, sikurse deodorantët, një krem ose sprajte të ndryshme.
Mjalti zbut kollën natën
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. "Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa të mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë", ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania. Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vetvete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare. Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit. Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë, por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam. Për fëmijët më të rritur është në përgjithësi i sigurt, por doza duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t iu jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.
Ndryshohet tradita, pica kundër plakjes
Pica kundër rrudhave. Është një picë e re e ideuar nga një ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndërsa është bërë pjesë e një zinxhiri të picerive, por që në të njëjtën kohë ka nxitur edhe polemika te njerëzit, që thonë se është cënuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emërtuar Primula, ka tri herë më shumë fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe më shumë magnez e hekur. Kjo picë nuk guxon të ketë më pak se tetë lloje të perimeve dhe ato nga perimet të cilat ndihmojnë në luftën kundër plakjes, si domate, hudhër, kërpudha, karota dhe spinaq. Pica kundër plakjes është vepër e ekspertit të ushqimit dhe biokimistit në Universitetin e Napolit, Eugenio Luigi Iori, i cili është bashkuar me pronarin e zinxhirit të picerive, Cosimo Mogavero.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008