Tarifat për 28 llojet e vizave angleze
Autori i Lajmit: Red.
Për të aplikuar personalisht për një vizë për në Britaninë e Madhe, ju duhet të plotësoni një nga formularët përkatës, të cilët i gjeni pranë ambasadës. Ato tërhiqen pranë hyrjes kryesore të zyrës së vizave dhe pasi ta keni plotësuar, duhet t’ia paraqisni këtë personalisht zyrës së vizave, brenda orës 09:00-10:30, ditën e hënë dhe të premte. Formularët janë pa pagesë. Gazeta “Ballkan” publikon të plotë të gjitha tarifat e sakta që duhet të paguajë secili nga të interesuarit për të gjitha llojet e vizave.
Aplikimi
Për të aplikuar për vizë është e nevojshme: Pasaporta juaj e vlefshme si minimum 6 muaj nga dita e aplikimit. Tarifa përkatëse e vizës, e cila bëhet vetëm në lekë shqiptare në momentin e aplikimit. Tarifa e vizës nuk rimbursohet, pavarësisht nga rezultati i aplikimit. Gjithashtu, të interesuarit duhet të dorëzojnë edhe dy fotografi të kohëve të fundit. Fotografitë duhet të jenë 45mm x 35mm, të marra në sfond të bardhë, ngjyrë qumështi, krem ose gri e hapur, ku tiparet të dallohen qartë dhe në kontrast me sfondin, pjesët e kokës të jenë të pambuluara nga syze, kapele apo sende të tjera, përveç rasteve kur ato janë shenjë e besimit fetar apo prejardhjes etnike.
Dokumentacioni plotësues
Dokumentacioni plotësues, i cili kërkohet në varësi të qëllimit që ju keni për të shkuar në MB, si p.sh vizitë familjare, vizitë zyrtare, trajtim mjekësor, vizë me leje pune për të punuar në MB, student, vizë për bashkim si i/e fejuar, bashkëshort/ bashkëshorte, si i/e fejuar me shtetas të Bashkimit Evropian, etj. Sipas të dhënave nga Ambasada Britanike, në vendin tonë dokumentet plotësuese duhet të jenë sa më të plota kur ato dorëzohen në zyrën e vizave. Mungesa e dokumentacionit mund të shkaktojë vonesa në marrjen e përgjigjes ose të ndikojë në rezultatin e aplikimit. Dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Broshura me informacion të detajuar mund të merrni edhe në hyrjen kryesore të zyrës së vizave pranë Ambasadës Britanike ose në faqen e internetit HYPERLINK "http://www.ukvisas.gov.uk" ëëë.ukvisas.gov.uk. Dokumentet që do paraqisni duhet të jenë origjinale ose fotokopje të përkthyera në anglisht dhe të noterizuara. Edhe dokumentet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të jenë origjinale ose të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar. Një formular të plotësuar (VAF 1), 2 fotografi të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj nga dita e aplikimit. Pasaportë të vlefshme minimumi 6 muaj nga dita e aplikimit ose për gjithë kohëzgjatjen e lejes suaj të punës, nëse do të punoni më shumë se 6 muaj. Leje pune origjinale si dhe fotokopjen e saj. Certifikatë personale dhe e trungut familjar të aplikantit me vulën e prefekturës dhe Ministrisë së Jashtme.
Do të ketë intervistë?
Pas dorëzimit të aplikimit tuaj, mund t’ju kërkohet që të vini për një intervistë të detajuar në një datë të caktuar. Këto intervista janë pjesë normale e procesit të kërkesës për vizë. Kështu aplikantëve u jepet mundësia për të qartësuar aspekte të veçanta të aplikimit të tyre. Oficeri i Vizave, i cili do të zhvillojë intervistën, është një person i trajnuar dhe profesionist, dhe do të përpiqet që intervista të zhvillohet sa më mirë dhe natyrshëm. Sidoqoftë, është fakt i pashmangshëm që pyetjet kundrejt aplikantit mund të jenë direkte dhe personale. Në të shumtën e rasteve, intervista zhvillohet nëpërmjet një përkthyesi, ndërsa aplikantët që janë njohës të mirë të gjuhës angleze mund të kërkojnë që intervistën ta zhvillojnë personalisht në këtë gjuhë. Aplikantët mund të jenë të shoqëruar gjatë intervistës, por duhet të bëhet e qartë se personi shoqërues nuk mund të ndërhyjë, por vetëm të vëzhgojë intervistën.
Kur nuk pranohet aplikimi?
1-Kur u është refuzuar viza për të hyrë në Britaninë e Madhe apo për ndonjë vend tjetër, përveç rasteve kur ju pas këtij refuzimi keni mundur të merrni vizë për të hyrë në atë vend;
2-Kur u është refuzuar hyrja në MB ose ndonjë vend tjetër;
3-Kur më parë nuk keni përmbushur kushtet për hyrje në MB ose ju është refuzuar zgjatja e qëndrimit tuaj atje.
Kriteret
Kur pranohet aplikimi
Aplikimi nëpërmjet drop-box pranohet vetëm nëse:
1-Keni udhëtuar më parë në MB ose Amerikën e Veriut në 5 vitet e fundit, në të njëjtën kategori në të cilën po aplikoni dhe keni prova për këtë;
2-Jeni diplomat i MPJ, misionit diplomatik ose organizatave ndërkombëtare, duke bërë një vizitë private, aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare nga MPJ ose misioni përkatës;
3-Jeni punonjës i qeverisë duke kryer një vizitë private.
4-Aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare;
5-Po aplikoni për vizë studenti dhe keni studiuar më parë në MB me një vizë studenti.
6-Në këtë rast duhen përfshirë gjithë dokumentet mbështetëse;
7-Studentë me bursa studimi nga Këshilli Britanik ose studentë të burses Chevening.
Tarifat e aplikimit për vizë
Kategoritë e vizave lekë shqiptare
Vizë vizitori 6 mujore 12300
Vizë 1 vjeçare me shumë hyrje-dalje 39000
Vizë 2 vjeçare me shumë hyrje-dalje 39000
Vizë 5 vjeçare me shumë hyrje-dalje 39000
Vizë studenti (pavarësisht nga koha e qëndrimit) 19300
Vizë transit në territorin e aeroportit 8600
Vizitor në transit 8600
Vizë për Personel anije/avioni 8600
Vizë me Leje Pune (6 muaj ose më pak) 39000
Vizë me Leje Pune (më tepër se 6 muaj) 39000
Vizë Punësimi (6 muaj ose më pak) 39000
Vizë Punësimi (më tepër se 6 muaj) 39000
Vizë për Vetë-punësim (6 muaj ose më pak) 39000
Vizë për Vetë-punësim (më tepër se 6 muaj) 39000
Vizë për hapje biznesi në Mbretërinë e Bashkuar 39000
Vizë për pensionistë të pavarur ekonomikisht 39000
Vizë për përfaqësues ekskluziv 39000
Vizë për rezidentë që kthehen në MB 39000
Vizë për Investitor 39000
Vizë për persona me Gjyshër të kombësisë britanike 39000
Vizë për pushues me të drejtë punësimi 39000
Vizë martesë nëse aplikanti është burrë 97500
Vize martese nëse aplikanti është grua 97500
Bashkim familjar me fëmijën (përfshirë birësimin) 97500
Vizë për martesë në MB (kur aplikanti është i/e fejuar)97500
Certifikatë për të drejtë qëndrimi në MB 39000
Vizë për një Shtet të Komenuelthit 8600
Vizë për territore të varura nga MB 8600
Shënim:
Aplikanti kryesor dhe aplikantët e tjerë në varësi të tij, paguajnë secili të njëjtën tarifë. Të gjithë aplikantët e tjerë që varen nga ai dhe që udhëtojnë me të duhet të paguajnë edhe pse nuk janë në pasaportën e tij. Tarifat e vizave kryhen vetëm në lekë shqiptare (me para në dorë) dhe ato rishikohen periodikisht. Kursi konsullor i këmbimit është: £1=195 Lekë
Pagesa mbulon koston e përpunimit të aplikimit. Nëse aplikimi refuzohet, pagesa nuk rimbursohet.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008