E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indro Montanelli

Herojt janë të pavdekshëm për sytë e tyre që bësojnë se ekzistojnë. Ky rresht i parë është i gazetarit aristokrat Indro Montanelli. Që pikërisht në këto ditë e gjithë Italia po përkujton njëqind vjetori e lindjes së princit të gazetarisë italiane. Nëse mund të themi pak fjalë është më mirë t’ia nisim duke thënë se Indro ishte një njeri me principe konservatore të djathta, e po kështu ia vlen të themi se mësuesit e tij qenë Giuseppe Prezzolini dhe Leo Longanesi: që të dy intelektualë italianë e evropianë.
Për çdo gazetar që shikon përtej dritares së tij provinciale Montanelli është tempulli  i çdo personi që dëshiron të falet dhe ka ambicien të jetë dikush në punë e në jetë sepse në faqet e mureve të tempullit të tij, nuk janë shkruar “njih vetveten” si në tempullin e delfit, por janë shkruar se “i vetmi padron që ka gazetari është lexuesi”. Lexuesi e vetëm lexuesi, asnjë tjetër. Gjykoj se këtej së pari në shqipëri sot për sot e kanë harruar këtë leksion pavarësie. Ndoshta sepse siç janë pa karakter i lehin çdo padroni të ri, që i thirr në restorant Viena; e ku shkojnë lehtë duke dridhur bishtin si një zagar Skrapari. Padroni iu hedh pak bukë  të thatë se pastaj e ngjyejnë vetë me lloçë, por nejse ky është një digresion tjetër.
Indro Montanelli është një gazetar ku të gjithë një ditë të mirë duhet të përballen, e sidomos në vetminë e sfidave që ka jeta një herë mjafton; dhe nëse ia dalin mund të krahasojnë shkrimet e tyre për nga thelbi i kuptimit sepse për nga estetika Indro është i paarritshëm. Polemika e tij është po aq e mprehtë sa është dhe tehu i shpatës së një saraçeni. Në njëfarë mënyre nëse mund të bëhet një krahasim me një tjetër gazetar të madh kësaj here shqiptar atëherë duhet thënë se ai  mund të ishte  ishte vëllai ideal i Faik Konicës. Një sozi intelektuale e përkryer. Indro ishte pika referuese  e një anti-komunizmi të qartë e të deklaruar sa herë kishte mundësinë e frymë në publik. Faiku kundër rrymës monarkiste në shqipëri. Që të dy pra në vijën e frontit të lirisë. Perpos në të vërtetë Indro seç kishte një damar anarkizmi konservator rridhte në gishtat e tij intelektuale në makinën e shkrimit Olivetti, të cilën e nxirrte sa herë shikonte të keqen në sy e më pas përpiqej të gjente antikorpin më të shpejtë. E famshme për nga cinizmi gazetaresk ishte sugjerimi për të votuar partinë Dc “Demokracia Cristiane” në Itali, duke mbyllur hundët me një dorë e e tjetrën duke votuar. Kjo ishte  e keqja më e vogël për italinë, me paranojën e rritjes elektorale të PCI, e se mos pastaj komunistët hynin e qeverisnin italinë.
Së pari karriera e tij përshkron rreth 60-vjet aktivitet publicistik në nivele të larta. Por mos të harrojmë se ne fillimet e tij e kanë prurë edhe në Shqipëri si reporter i gazetës më të madhe italiane “Corriera della Sera” përpara e gjatë pushtimit fashist të nëntë prillit: dhe si memoria e këtyre  inkursioneve publicistike në shqipëri  që i dhanë lëndën e paerë për  dy libra për Shqipërinë, "Albania una e mille" (1939) dhe "Vecchia e nuova Albania" (1939).
Më pas së dyti si themelues dhe drejtor i gazetës “il Giornale” 1974-tër, një gazetë opinionesh të nxehta e ku Indro vetë i dha jetë një dyluftimi kolorsiak më të gjithë ata përsonave që kishin ndërmend t’i bënin propagandë partisë komuniste apo borgjezisë radikal-chic në Itali. Kjo linjë intelektuale ishte e fortë në publik sa edhe ishte e pa-pranueshme për ektremistët komunistë të “brigadave të kuqe”, që e qëlluan me katër plumba.  Ai i kishte njohur mirë komunistët në 1956-tën në Hungari, ku tanket sovjetikë shkelnin si veri Budapestin e lëshonin tela me gjemba kudo. Montanelli ishte një pikëreferimi për ata liberalë, të moderuar e të djathtë që shikonin me mosbesim politikën e të majtës italiane dhe njëherësh nuk kishin simpati për DC-në (partia demokracia kristiane).
Kronologjia me gazetën “il Giornale” përfundon pasi editori i tij Silvio Berlusconi hyn në politikë në 1994-tër, e i kërkon të rreshtohet krah tij, por Montanelli si një besnik i pavarsisë editoriale e njerzore refuzon të marri përsipër një ngarkësë të tillë. Ai thotë “se kam tetëdhjetëvjet që mundohem të kem një faqe të bardhë në publik, dhe nuk është ky momenti që ta bëj pis”; me këto fjalë e me lot ndër sy  mbyllet me një dalje kolorsiake nga “il Giornale”, por me zëmër të thyer sepse gazeta ishte krijesa e tij.
Shpirti i tij ritmik djaloshar bën që në moshën 85-së vjeçare të rifuten përsëri në skenën e publikut të gjerë me gazetën “la Voce”, ku zëri i tij në fillim i bukur e i mprehtë deporton mendjet e italianëve me polemikë të dorë së parë,  e afërmendsh më pas koha  dhe lexuesi nuk e lejuan t’i jepte edhe njëherë jehonë ngjarjeve italiane e botërore. Ndoshta kohët kishin ndryshuar, edhe ai kishte ndryshuar por si një verë e kuqe toskane që gjatë kohës behet sa më mirë dhe më e embël. E ku po të pish nga kjo verë toskane të eksiton vlerat më liberale e njërzore. Montanelli: një “maestro” që nuk kam pasur. Dhe kjo duket në këtë shkrim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›