Industria në rënie pa ndalim

Disa nga sektorët e industrisë kanë shënuar ulje të shitjeve. Indeksi i Shitjeve në degën e industrisë nxjerrëse këtë tremujor paraqet 7.2 për qind rënie në nivelin e shitjeve krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Me rënie ndaj tremujorit të mëparshëm rezulton vetëm nëndega e nxjerrjes së produkteve joenergjetike (18.5 për qind rënie), ndërsa nxjerrja e produkteve energjetike rezulton me 3.7 për qind rritje. Krahasuar me tremujorin e katërt 2006, indeksi i shitjeve në industrinë nxjerrëse rezulton me 43.0 për qind rritje. Në degën e industrisë përpunuese, indeksi i shitjeve tremujorin e katërt 2007 ka një rënie prej 3.4 për qindësh, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj dege rezultojnë me rënie të nivelit të shitjeve nëndegët: industria ushqimore me 8.5 për qind, industria e letrës, kartonit dhe e botimeve me 2.6 për qind, koksifikimi, rafinimi me 33.0 për qind dhe fabrikimi i makinave, pajisjeve e pjesëve të ndërrimit me 60.3 për qind rënie. Nëndegët e tjera rezultojnë me rritje të nivelit të shitjeve krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me tremujorin e katërt 2006, niveli i shitjeve në industrinë përpunuese këtë tremujor rezulton me 5.8 për qind rritje. Indeksi i shitjeve në sektorin e energjisë elektrike, gazit dhe ujit këtë tremujor paraqet një rritje prej 24.3 për qindësh, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë Indeksi i Shitjeve në këtë sektor rezulton me 54.0 për qind rritje. Indeksi i Shitjeve në sektorin e ndërtimit në tremujorin e katërt 2007 rezulton me një rritje prej 52.0 për qindësh, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, indeksi u rrit 4.6 për qind. Indeksi i Shitjeve në sektorin e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve këtë tremujor shënoi një rritje prej 7.6 për qindësh, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.