E Shtunë, 31 Tetor 2026

Industria nxjerrese rritet transparenca mbi te ardhurat e pagat

Industria nxjerrëse në vendin tonë do të filtrohet për transparencë para raporteve të nismës ndërkombëtare EITI. Kjo është në nismë, që mbështete nga Banka Botërore, me qëllim që të hidhet dritë për komunitetin mbi pagesat dhe të ardhurat në këtë sektor. Pak ditë më parë, ka dalë raporti I parë I kësaj nisme për Shqipërinë, që tregon të dhëna pozitive e korrekte. Drejtori, Shkëlqim Hysja sqaron detaje mbi raportin dhe rolin e iniciativës EITI.

Rezultatet e para mbi raportin e pagesave në industrinë nxjerrëse në vendin tonë treguan për të dhëna pozitive dhe korrekte. Sipas këtij raporti, 93% e të ardhurave të qeverisë që janë raportuar erdhi nga sektorin e naftës dhe gazit.

Bëhet fjalë për prezantimin e raportit të një iniciative të re ndërkombëtare, e cila operon në vendin tonë që prej 2009, kur Shqipëria mori statusin kandidat në EITI. Kjo nismë ndërkombëtare, e mbështetur nga Banka Botëror synon përmirësimin e transparencës dhe dhënies llogari në vendet e pasura me minerale, naftë, gaz etj. . Raporti mbulon tre minerale: kromin (13 kompani), bakrin (13 kompanitë e) dhe nikelin (5 kompani).

Publikimi I përvitshëm I të dhënave në sektorin e industrisë nxjerrëse do të çojnë në zhvillime transparente në këtë sektor, që do të nxisin edhe më tepër investitorët e huaj.

Një iniciativë e tillë nisi me kërkesë të vetë kryeministri të Shqipërisë në vitin 2008. Kjo nismë konsiston në zbardhjen e të gjitha përfitimeve, pagesave dhe xhiros që qarkullon në industrinë nxjerrëse, ku përfshihen mineralet, nafta, gazi, gurët gëlqeror, gurët dekorativ, uji etj.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›