E Diel, 1 Nëntor 2026

METE thirrje CEZ-it: T`i jepet fund ndërprerjes së energjisë

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i ka bërë thirrje kompanisë CEZ që të rilidhë menjëherë energjinë elektrike për ndërmarrjet e ujësjellësave, duke i dhënë fund situatës së krijuar në disa qytete të vendit.

Në një deklararatë për shtyp METE thekson se me këto veprime nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemit të detyrimeve financiare që CEZ ka ndaj institucioneve shtetërore.
 

METE gjithashtu i ka bërë thirrje drejtuesve të kompanisë CEZ që të marrin të gjitha masat për sigurimin e energjisë elektrike në këto zona, duke respektuar në këtë mënyrë detyrimet që ka kjo kompani sipas Deklaratës Rregullatore.

Në këtë kontekst, METE konsideron të papranueshëm çdo mekanizëm presioni për arkëtimet e borxheve ndaj ujësjellës-kanalizimeve, duke vlerësuar se nuk është kjo rruga e zgjidhjes së problemit, por është menaxhimi i keq i kësaj kompanie në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, e cila mban përgjegjësi të plotë për situatën e krijuar.
 

Gjithashtu METE thekson se në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka marrë të gjitha masat e duhura ligjore për shlyerjen në kohë të detyrime të ujësjellës-kanalizimeve ndaj CEZ, por njëkohësisht kërkojmë impenjim serioz nga drejtuesit e kësaj kompanie për shlyerjen e detyrimeve disa herë më të mëdha që kjo kompani ka ndaj dy kompanive KESH dhe OST.

METE bën me dije gjithashtu se ka ngritur një Grup Pune për të parë mundësinë e liberalizimit të tregut të tregut të shpërndarjes së energjisë elektrike.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›