E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti Studenti tarifa e akomodimit e pandryshuar

Qyteti Studenti shume shpejt do te hape dyert per te pritur te gjithe studentet e rinj dhe te vjeter. Kete vit pritet te kete shume ndryshime si ne ambientet e brendshme por dhe ato te jashtme ku do te kete nje rikonstruktim te dhomave te vjetra. Por pavaresisht ndryshimeve tarifa e regjistrimit per akomodim do te mbetet e pandryshuar. Akomodimi ne Qytetin Studenti pergjate 1 viti do tu kushtoje te rinjve qe kane zgjedhur strehimin ne godina 40 000 leke te reja. Regjistrimet per tu sistemuar ne godinat studentore do te fillojne me 3 tetor dhe kete vit nuk do te lejohen me shume se tre persona ne nje dhome. Nje tjeter risi do te jete edhe godina ku do te mund te strehohen si vajzat edhe djemte. Kjo pritet te jete ne dispozicion te cifteve ose te djemve apo vajzave qe kane deshire te qendrojne bashke. Numri i te regjistruarve per kete vit pritet te jete rreth 6200 studente pak me i larte se nje vit me pare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›