E Diel, 1 Nëntor 2026

8 ne 1 mije foshnja lindin me probleme ne zemer

Keqformimet e lindura në zemër tek foshnjat në vendin tonë kanë shkuar 8 në 1 mijë lindje. Mjeku kardiokirurg, Arben Baboçi për "AS", sqaron se pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë për nderrhyrje kirurgjikale dhe më të shpeshtat janë vrima në zemër dhe ato, që kanë të bëjnë më ngushtimin e enëve të gjakut.

«Rreth 8 për 1 mijë lindje, që do të thotë se në një vend si i yni ku kemi rreth 50-55 mijë lindje në vit, 400-450 do të kenë me të tilla probleme, nga të cilët 250-300 do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale »-thotë Baboçi.

Baboci theskon se sa më herët të kryhen ndërhyrjet aq më pak komplikacione do të kenë foshnjat. Megjithatë vitet e fundit këto defekte të lindura diagnostikohen më herë dhe pranë dy maternitetve në kryeqytet, nëpërmjet një ekoje, që në embrionin e nënës.

« Çdo grua shtatzanë deri në javën e 20-të të shtatzanisë duhet të bëjë patjetër një eko fetale për kontrollin e zemrës fetale për të parë zemrën e fëmijës dhe jo një eko thjesht për të parë fëmijën në përgjithësi. Të gjitha mund të diagnostikohen. Po të flasim për Tiranën, ekziston mundësia dhe në qytet kemi 10 mijë lindje në dy maternitetet e Tiranës »-thekson ai.

Faktorët, që sjellin këto deformime janë të shumtë dhe të lidhura jo vetëm me ato gjenetike, por dhe me ato ambjentale. Ndaj mjekët këshillojnë, që kujdesi më o madh të tregohet, gjatë tre muajve të parë të shtatëzanisë.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›