E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e lumit Ishëm, banorët shqetësohen për jetën e tyre

Ndotja e lumit Ishëm është kthyer në një problem të vërtetë për banorët e gjithë rrethit të Krujës. Niveli i lartë i mbeturinave, prejardhja e të cilave është e çfarëdollojshme, e ka bërë të vështirë jetesën rreth asaj zone. Erërat e pakëndshme janë mbizotëruese, ndërkohë që banorët mendojnë se lumi mund të ketë edhe mbetje toksike.
 

Ujërat e zeza dhe mbeturat e fabrikave që punojnë aty afër, e kanë humbur vlerën e vërtetë të ketij të lumi. Ndërkohë që rreth 20 vite më parë, banorët e përdornin këtë ujë për konsum vetjak, tani ata mendojnë veçse ti rrinë larg dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve lokale për pastrimin e lumit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›