Moti kapriçoz në fundjavë dhe fillim të javës

Moti në fundjavë nuk do të jetë favorizues për pushuesit. Edhe pse fundi i korrikut i gjen qytetarët në bregdet duke pushuar, ata nuk do mund të shijojnë plotesisht detin dhe diellin.
Ndërsa ata që ende nuk kanë bërë gati valixhen e pushimeve, duhet të presin dhe pak ditë për t`iu drejtuar bregdetit, kjo pasi moti do të jetë i paqëndrueshëm. Meterologët parashikojnë ulje të temperaturave deri në 3 gradë celcius, situatë kjo që do të shoqërojë jo vetëm fudjavën por edhe fillimin e javës që vjen.
Prezencë të reshjeve të shiut do të ketë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërkohë që edhe parametri i erës do të ndryshojë. Kjo bën që dallgëzimi në det, të jetë 2 ballë.