Infektohet SHBA bakteri kapercen oqeanin

Frika nga bakteri vrasës i E.Coli-t pushton Europën, ndërsa rastet e para të të prekurve janë lokalizuar dhe përtej oqeanit në Shtetet e Bashkuara. Së paku tri raste të infektimit me bakteren vdekjeprurëse E.Coli, që shpërtheu në Europë, janë raportuar në Shtetet e Bashkuara. Të tre njerëzit, që mendohet se janë të infektuar, aktualisht kishin udhëtuar në Gjermani, vend ky që është kthyer në qendër e shpërthimit të infektimit në Europë.
Deri tani viktimat në Europë janë 20, ndërsa të prekurit janë më tepër se 2000 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve në Gjermani. Për autoritetet aty, bëhet fjalë për epidemi dhe një numër infektimesh tejet të lartë e të panjohur më parë për Gjermaninë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se infektimet janë shkaktuar nga një variant i bakteres me shkallë të lartë helmuese, e që përhapet me shpejtësi.
Zyrtarët e shëndetësisë ende nuk ia dolën që ta identifikojnë burimin e bakteres, por dyshimet kishin rënë në disa lloje perimesh. Virusi ka vënë në provë të rëndë dhe marrëdhëniet tregtare. Rusia e ka ndaluar importin e të gjitha perimeve të freskëta nga Bashkimi Europian. Ndërsa Kryeministri i Spanjës tha se ky vend do të kërkojë kompensim për humbjet ekonomike nga Gjermania, e cila fillimisht kishte thënë se përhapja e infektimit me gjasë e kishte origjinën në Spanjë.
Delina Bitraku