E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i femijeve Bicoku Tregojme vlerat e Nobel

Këto ditë të para të qershorit vazhdojnë të kenë në fokus, fëmijët dhe të drejtat që ata duhet të kenë dhe këtë fare mirë, po e demostron panairi i fëmijëve që vazhdon të qëndrojë i hapur në Tiranë.

Një nga të drejtat më thelbësore që duhet të gëzojë çdo fëmijë është arsimimi i tyre, dhe ky mesazh po përcillet fuqishëm, në stendat që kanë ngritur shkollat jo publike, pjesëmarëse në këtë eveniment. Ne u ndalëm në shkollën jo publike “Nobel”, pjesë e grupit Taçi Oil International. Ja se çfarë na tregon zonja Lydra Biçoku, drejtuesja e kësaj shkolle që ofron një cikël 12-vjeçar.

“Ne e mirëpritëm ftesën që na u bë për të marrë pjesë në panair sepse si të thuash është mundësi për të teguar arritjet e vitit dhe mundësi për t’u shfaqur më gjerë se ç’jemi shfaqur. Për të kuptuar njerëzit, vlerat e shkollës, të shikojnë nga afër, bisedojnë me nxënësit, me mësuesit për të treguar që “Nobel” është shkollë e vlerave, mësohet me seriozitet dhe zhvillohen veprimtari të tilla që edukojnë fëmijët”-thotë Biçoku.

Por çfarë mendojnë nxënësit e shkollës “Nobel” rreth kësaj eksperience. Çfarë do të thotë për ta promovimi i aktiviteve dhe vlerave që përfaqëson kjo shkollë.

“Jam nxënëse në klaësn e 11 dhe kam ardhur të prezantoj edhe disa punime të shkollës, të përgatitura nga nxënës të fillores, 9-vjecares.“Janë punime të zhvilluara në art pikturë, krijime të nxënësve, çertifikata të marra në olimpiada të ndryshme, punime të bëra në orën e informatikës, kalendarë, kartëvizita për reklamimin e shkollës. Është eksperienca e parë për shkollën tonë. Ka qenë një suprizë se është prezantim për të gjithë”-thotë një nxënëse.

Edlira Sulejmani: “Çfarë mendon se ka të veçantë “Nobel” nga shkollat e tjera”?

“Duke u nisur nga stafi petagogjik i shkollës “Nobel” i cili ka mësues të kualifikuar. Nga ambientet e shkollës, pishinat, palestrat, kabinete të ndryshme”-shprehet ajo.

Edlira Sulejmani: “Çfarë do të thotë për ty ky aktivitet”?

“Ky aktivitet do të tregojë vlerat e shkollës, gjithçka që shkolla mban. Do t’u tregojë njerëzve që kjo është një shkollë shumë e mirë”-thotë një tjetër nxënës.

Shkolla jo publike “Nobel”, pjesë e grupit Taçi Oil, nuk ka qenë e vetmja në këtë panair. Aty kanë marrë pjesë shkolla të tjera private në vend, ndërkohë që janë zhvilluar dhe aktivitete argëtuese, për fëmijët vizitorë të këtij panairi.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›