Ringo Starr, nuk do të firmosë më autografe

Ringo Starr nuk do të firmosë më autografe për fansat, si dhe nuk do t'i përgjigjet më e-mail-ve që do të marrë nga mbështetësit e tij.
Në një video të publikuar në internet ish pjesëtari i “Beatle-s” lajmëron admiruesit që të mos shpenzojnë më për t'i dërguar letra apo e-mail, sepse nga 20 tetori do ti eliminojë të gjitha.
Arsyeja? Shumë i zënë me punë.
Starr,albumi i fundit i të cilit “Liverpool 8”, doli në treg në janar, sapo ka përfunduar një turne në jug të Amerikës. Muzikanti bënë një jëtë të ndarë mes Los Angeles-it, jugut të Francës dhe Anglisë së tij.