E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce, tradhton në klipin e ri

Këngëtarja Beyonce prezanton videoklipin e këngës së saj të re "If I Were a Boy". Një film me metrazh të shkurtër flet për fundin e një dashurie dhe tradhëtinë.

Është gjithmonë tradhëtia tema në videoklipet e Beyoncé dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në këngën pop rock (një risi në stilin e divës 'R&B) "If i Were a Boy".

Xhiruar i gjithi në bardhë e zi, filmi i shkurtër tregon historinë e një çifti policësh në krizë që do të tundohen nga kolegët.

Çdo tentativë e tyre që bëjnë për të shpëtuar raportin është e kotë. Videoja të le të kuptosh që të dy do të tradhtojnë, në fillim të shtyrë por pastaj...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›