E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anna Vale: Do të rikthehem të punoj

Edhe me pak tualet, Anna Valle duket e mrekullueshme dhe sensuale. Ajo ka sy jeshil që i shkëlqejnë dhe i transmetojnë të gjithë qetësinë edhe lumturinë që i solli lindja e vajzës së saj në jetë.

Ajo është bërë nëna e një vajze të vogël që i ndryshoi ekzistencën: "Të rrish pas Ginevra-s është më angazhuese se cfarëdo caku", pranon aktorja, me një buzëqeshje të stampuar që nuk njeh kufijtë e lumturisë së një arritje presonale.
 
"Nga shkurti do të kthehem të punoj sërish, do të luaj në një film në rolin e një konteshe", tregon Vale.

Shumë e njohur edhe në Gjermani, falë rolit të saj si princesha e trishtuar Soraya, aktorja tregon:

"Popullariteti në Gjermani nuk më erdhi nga serialet e mia të shumta por për interpretimin e princeshes Soraya, që ishte me origjinë gjysmë gjermane dhe gjysëm persiane. Më vijnë akoma letra nga fansat që më kërkojnë autografe”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›