Infermierët qarkore të re për shërbimin ndaj pacientëve
Qarkorja është hartuar nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë (UISH), duke marrë shkas edhe nga ngjarja tragjike e disa ditëve më parë, në spitalin e Korçës, ku një 5 vjeçar humbi jetën pas pickimit nga gjarpri. "Për çdo pakujdesi dhe moszbatim të kompetencave do të mbahet qëndrimi përkatës ndaj inferemirëve të përfshirë në këtë ngjarje", thuhet në njoftimin për shtyp të Urdhrit të Infermierëve.
UISH, që ka si mision mbrojtjen e pacientit nga kequshtrimi i profesionit të infermierëve, po analizon nga ana e tij mënyrën e pritjes, kujdesit dhe trajtimit të 5 vjeçarit, në përputhje me kërkesat profesionale dhe rregullat institucionale. Përsa i përket qarkores së hartuar, ajo u drejtohet të gjitha urdhërave rajonale të inferemierëve në vend dhe gjithë anëtarësisë së infermierëve.
Përmes saj, infermierëve u kujtohen detyrat kryesore gjatë ushtrimit të profesionit, kujdesi korrekt ndaj pacientëve që duhet të shoqërohet me një nivel të lartë profesional në të gjitha rastet. Inferemierët, sipas UISH, duhet të kenë në vëmendje krijimin e marrëdhënieve korrekte me mjekët dhe drejtuesit e institucioneve, për dokumentimin në bazë të rregullave institucionale të të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të tyre. Në vendin tonë numërohen rreth 13 mijë infermierë.
Infermierët, mamitë dhe fizioterapistët në Shqipëri përbëjnë rreth 70 % të punonjësve të shëndetësisë. UISH është formuar në shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë, nga 1 janari 2009, infermierët, para se të fillojnë punë, paraqesin një dosje pranë UISH, prej së cilës marrin leje për ushtrimin e profesionit, në bazë të ligjit përkatës.