E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, digjen 1,5 ha pyje në bjeshkët e Bardhocit

Drejtori i ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor të rrethit të Kukësit, Fatmir Gjana, bëri të ditur për mediat se zjarri përfshiu një sipërfaqe rreth 1,5 ha dhe për shuarjen e tij, veç forcave të repartit zjarrfikës, u angazhuan dhe banorë të zonës.

Ai shtoi se ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, por paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një pakujdesi e barinjve të cilët kullosin bagëtitë e tyre në këtë zonë. Ky është rasti i parë i zjarrit që shfaqet në masivet pyjore të Kukësit, në këtë sezon veror.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›