Krishtlindje të bardha, sinoptikanët: Pritet dëborë dhe për Vitin e Ri
Gjithmonë jemi mësuar që atmosfera e festave të fundvitit të shoqërohet edhe me petkun e bardhë të borës. Duket se kjo atmosferë do të na shoqërojë edhe këtë vit, së paku për natën e krishtlindjeve .
Sinoptikanët parashikojnë që në javën në vijim, kushtet atmosferike do ti përshtaten tashmë stinës që po kalojmë duke bërë që dimri i vërtetë me karakterestikat përkatëse, temperatura të ulëta, reshje shiu dhe në zonat malore edhe deborë të mbërrijë në territorin shqiptar.
Meteorologët thonë se kjo fundjave do të shoqërohet me reshje shiu në gjithë territorin e vendit ndërsa në zonat malore edhe reshje dëbore. Po ashtu e diela do të nisë me zbritje të temperaturave deri në 6 gradë.
Megjithatë sinoptikanët thonë se viti 2011 mund të cilësohet si një vit i thatë, pasi gjatë periudhës së vjeshtës kanë munguar pothuajse gjithë kohën reshjet e shiut që zakonisht janë karakteristikë për këtë stinë.