Shane Korbeci Ne vitin 1983 u dergova ne krye te delegacionit per te thyer akujt 40-vjecar me Italine
Ish-ministri i Tregtise se Jashtme te Shqiperise komuniste Shane Korbeci tregon per diten kur shkrine marredheniet me qeverine italiane. Si kaluan 40 vjet me marredhenie simbolike ndermjet dy shteteve tona
Pas atij takimi marredheniet tona u ndertuan ne nje klime te re e cila funksionon edhe sot
Delegacionin e pales italiane do te perfaqesonte pikerisht nje nga autoritetet me te respektuara te Italise se asaj kohe qe ishte pikerisht ministri i Jashtem Kolombos. Ai ishte nder figurat kryesore te politikes italiane pasi ishte ish-kryetari i Partise Demokristiane italiane madje ne vitin 1979 kishte qene dhe kryetari i qeverise se Italise.
Mu sugjerua nga autoritetet e shtetit qe gjate takimit me ministrin e Jashtem ne qofte se do te me kerkohej qe te beja takim me kryeministrin te mos pranoja menjehere. Do te thosha E vleresoj se tepermi propozimin por per hir te angazhimeve te mia nuk mund te vendos per momentin pasi menjehere pas ketij takimi do te me duhet te shkoj ne Algjeri ku me presin zyrtarisht.
Interesimi i gjere nga pala italiane per te nderuar sa me shume delegacionin tone demonstrohej hapur ne cdo drejtim. Qe ne fillim pas himnit kombetar te te dyja vendeve kaluam ne reviste para dhjetera autoriteteve qe kishin dale per te bere mireseardhjen e delegacionit tone.
Qe pas atij momenti nepermjet dy shteteve u shenua nje rritje e metejshme e bashkepunimit i cili filloi te zhvillohej ne nje klime krejt tjeter. Sepse bashkepunimi ekzistonte por atje u shenua rritja e tij ne nivel me te larte dhe ne nje klime te re me te ngrohte. Pra u shkrine akujt e krijuar per 40 vjet.
Shane Korbeci ka lindur ne vitin 1942 ne fshatin Kolonje te Gjirokastres. Ka perfunduar arsimin e mesem ne shkollen politeknike 7 Nentori ne Tirane i vleresuar me rezultatin Tabela e arte. Ne vitin 1960 ka filluar studimet ne degen e inxhinierise mekanike ne Hungari te cilen per arsye te politikave ndershteterore arriti ta perfundoje ne Shqiperi. Pas diplomimit ne periudhen qe u perket viteve 1966-1975 ai ka punuar ne profesionin e tij si inxhinier mekanik ne uzinen Traktori ne kryeqytet. Ne ate periudhe per rritjen e profesionalizmit te tij ne fushen e inxhinierise ai ka kryer dhe dy specializime ne Kine. Ne vitet 1975 ndash 1982 Shane Korbeci ka ushtruar detyren e drejtorit te pergjithshem te Ndermarrjes se Makina-Importit ndersa ne vitin 1982 ai arrin kulmin e shkelqimit te karrieres se vet duke u emeruar minister i Tregtise se Jashtme te Shqiperise. Kete funksion ai e ushtroi per dhjete vjet pra deri ne 12 qershor te vitit 1991 kur u rrezua qeveria Nano 2 dhe u krijua Qeveria e Stabilitetit. Nga sa shikohet Shane Korbeci rezulton te jete i vetmi minister qe pas rrezimit te qeverise komuniste te kryesuar nga Adil Carcani ne 28 shkurt te vitit 1991 ruajti postin e tij te ministrit dhe ne dy qeveri te tjera te periudhes pluraliste pikerisht ne qeverite Nano 1 dhe Nano 2.
HYRJE
Per 40 vjet me radhe midis Shqiperise dhe Italise nuk ka pasur marredhenie te nivelit te larte. Politikat e te dy vendeve tona kishin izolimin karakteristik qe do te thyhej vetem pas shume dekadash.
Ishte shkurti i vitit 1983 kur politika ndershteterore qe kishte te bente me marredheniet midis dy vendeve tona hyri ne nje faze krejt te re. Ne ate vit u be kontakti i pare i delegacioneve te rangut te larte i cili do te hynte ne historine e te dy vendeve tona si kontakti i rritjes se marredhenieve ne nje stad te ri. Pas tij do te zhvilloheshin edhe shume e shume takime te tjera duke kapur dhe nivelet e rangjeve supreme te perfaqesimit te shtetit te cilat kohe pas kohe deri ne ditet e sotme do te sillnin konsolidim te vazhdueshem te marredhenieve. Por cfare kishte ndodhur qe shteti komunist shqiptar i kishte mbajtur ato te ngrira per 40 vjet Cila ishte e verteta e atij takimi qe do te hynte ne histori per popujt e te dy vendeve te ndare nga peripecite dhe problemet e politikave qe konfliktuan situatat si takimi qe rakordoi serish marredheniet e hershmerise se larget Kush e perbente delegacionin e ketij takimi te pare te qeverise shqiptare te kryesuar nga ministri Shane Korbeci Porosia qe ishte dhene nga autoritetet e larta komuniste ne rast se do te kerkohej nga pala italiane qe delegacioni ne fjale te zgjeronte agjenden e vet duke takuar edhe kryeministrin e vendit. Atmosfera qe sundoi ne ate takim te vecante dhe si u percoll nga te dy qeverite reciproke. Keto dhe shume hollesi te tjera ne lidhje me ate dite qe eshte qujtur Dita e dritares se re na i percjell ne intervisten e meposhtme vete kryetari i atij delegacioni dhe ish-ministri i Tregtise se Jashtme per dhjetevjecarin e fundit te periudhes komuniste Shane Korbeci i cili jo pa veshtiresi per modestine qe e karakterizon pranoi te flase per standard.
Zoti Korbeci ju jeni ngarkuar per te kryesuar delegacionin e pare qeveritar per te bere takimin me qeveritaret italiane
Po nga strukturat e larta te Partise dhe te shtetit te asaj kohe u ngarkova me detyren e kryetarit te delegacionit qeveritar shqiptar qe do te bente viziten e pare zyrtare mbas Luftes se Dyte Boterore.
Per cfare periudhe behet fjale
Me sa me kujtohet ishte muaji shkurt i vitit 1983. Une kisha vetem tre muaj qe isha emeruar minister.
Pse ju caktuan pikerisht juve ne pozicionin e kryetarit te atij delegacioni qe kishte me shume rol historik
Arsyeja e caktimit ne kete detyre nuk ishte vetem per funksionin e detyres qe kryeja por edhe per moshen e re qe kisha pasi me sa kuptova udheheqja e asaj kohe deshironte qe kontaktin e pare me italianet ta kishte me njerez te brezit te ri dhe jo me ata qe kishin dale nga lufta. Kjo per faktin e percjelljes se nje mesazhi kuptimplote.
Vetem ky ishte shkaku qe u caktuat ju kur flitet se ishte delegacioni i pare qeveritar qe pas 40 vjetesh pauze
Edhe per funksionin e ministrit te Tregtise se Jashtme mendoj se jam caktuar por mendoj se ka qene kryesisht mosha ajo qe ka percaktuar ate qe pikerisht te isha une ai qe do te kryesoja ate delegacion te nivelit te larte perballe autoriteteve me te larta italiane ne emer te qeverise shqiptare.
Mendoni se ka qene pikerisht Enver Hoxha ai qe ju ka caktuar pikerisht juve ne ate delegacion aq te rendesishem per interesat e vendit tone
Une ju thashe qe ishin strukturat me te larta te partise dhe pushtetit.
Strukturat e larta te atij shteti a nuk miratonin mendimet dhe vendimet e Enverit
Megjithate une nuk mund te them me shume derisa nuk jam ne dijeni pasi atehere detyrat i merrnim institucionalisht dhe po ashtu na komunikoheshin. Nuk njihej absolutisht metoda konfidenciale apo preferetive ne keto lloj emerimesh.
Pse u lane 40 vjet pa bere tratativa per te shkrire marredheniet midis dy shteteve
Sepse ne mes ishte ceshtja e Luftes se Dyte Boterore. Pra gjithcka qendronte te ceshtja e fashizmit italian qe kishte sulmuar Shqiperine kur ketu me pas kishte ardhur qeveria e dale nga ajo lufte. E dyta ishte dhe vete politika e vetizolimit qe ndiqte atehere shteti. Keshtu qe ishte mjaftuar vetem me takime te niveleve te uleta si ne rang ambasadoresh apo dhe ne rang drejtoresh te drejtorive ministrore.
Ju lutem pse ai takim i nivelit te larte u vendos te behej pikerisht ne ate vit
Sepse ne ate kohe marredheniet tona me Jugosllavine ishin acaruar shume nderkohe qe edhe me Greqine kishim ne fuqi ligjin e luftes i cili me mbrapa do te hiqej nga qeveria e Andreas Papandreut por qe do te bllokohej serish nga parlamenti.
A nuk kishte qene kjo gjendje edhe me pare
E vecante atehere pra ne vitin 1983 ishte se me Jugosllavine acarimet kishin arritur kulme te reja. Pastaj edhe vete politika e shtetit arriti ne ate pike qe kerkonte nje zgjerim frymemarrjeje me shtetet fqinje. Pra kishte dale ne plan te pare politika e fqinjesise se mire. Keshtu qe ishte krijuar mundesia qe ne ti drejtoheshim Italise fqinje si vend me nje potencial te madh dhe ti demonstronim asaj se ne nuk e ngaterronim absolutisht miqesine e popullit italian dhe vlerat e tij me doktrinen fashiste qe neve na solli tragjedi.
Ne qofte se e mbani mend mund te di se kush ju tregoi i pari per ate cka ishte vendosur per ju
Nuk mendoj se ka rendesi kjo megjithate une po ju them se e mbaj mend shume mire pasi ishte emocionuese per mua per vete vleresimin qe me ishte bere per te kryesuar kete delegacion te pare. Ka qene pikerisht profesor Foto Cami dhe Hajredin Celiku pasi une nuk isha anetar i Byrose Politike.
E mendoni se ishte besim qe ishte treguar ndaj jush
Problemi eshte se nuk kam qejf shume te tregoj ne cdo moment se isha vetem une ai qe beja gjithcka por per ate moment sigurisht une u emocionova por edhe ndieja pergjegjesi. Une ju thashe qe kisha vetem tre muaj minister dhe mosha ime ishte shume e re keshtu qe e konsideroja nje vleresim dhe besim qe pati udheheqja me e larte e Partise dhe e shtetit te atehershem duke me ngarkuar te kryesoja ate delegacion te pare qe do te mbetej historik.
Sa ishte delegacioni
Nuk ishte kushedi cfare vetem kater veta por rendesine e nje delegacioni nuk e percakton numri por niveli i perfaqesimit. Pastaj ai takim kishte me shume vlere historike pasi bisedimet e tij do te hapnin siparin e dhjetera takimeve te te gjitha niveleve te cilat do te shoqeroheshin nderkohe me takime ekspertesh te fushave te ndryshme. E rendesishme ishte qe nga pala italiane ishte shfaqur nje deshire e mire per te arritur marreveshjet qe kerkonin interesat e dy vendeve.
Cfare percaktonte protokolli qeveritar per palen italiane
Delegacionin e pales italiane do te perfaqesonte pikerisht nje nga autoritetet me te respektuara te Italise se asaj kohe qe ishte pikerisht ministri i Jashtem Kolombos. Ai ishte nder figurat kryesore te politikes italiane pasi ishte ish-kryetari i Partise Demokristiane italiane madje ne vitin 1979 kishte qene dhe kryetari i qeverise se Italise. Pra sic e shikoni edhe pala italiane e kishte vleresuar mjaft kete takim duke ngarkuar per kete gje nje personalitet te tille sic ishte Kolombos.
Zoti Korbeci ju dhane porosi te vecanta autoritetet e larta te shtetit per takimin qe do te benit
Patjeter qe do te jepeshin madje behej dhe nje instruktim diplomatik ne lidhje me ato qe do te kishe parasysh ne takim pasi ishte shume normale se atje do te perfaqesoje jo veten tende por do te transmetoje mendimin orientimet dhe vendimet e shtetit tend te cilat merreshin jo nga nje e dy njerez por ne kolegjialitet te gjere.
Ne qofte se me lejoni mund te di ndonje porosi te vecante qe ju eshte dhene per ate takim
Posi nuk ka problem. Mu la porosi qe gjate takimit me ministrin e Jashtem ne qofte se do te me kerkohej qe te beja takim me kryeministrin te mos pranoja menjehere.
Cfare do tu thoshit ne rast se do tjua propozonin ate takim
Mu sugjerua nga autoritetet e shtetit qe te thosha E vleresoj se tepermi propozimin por per hir te angazhimeve te mia nuk mund te vendos per momentin pasi menjehere pas ketij takimi do te me duhet te shkoj ne Algjeri ku me presin zyrtarisht.
Ne kete rast nuk mund te mbyllnit rruget per takimet e niveleve me te larta
Absolutisht jo une do tu thosha se menjehere pas takimit ne Algjeri do ti njoftoja per takimin e propozuar. Keshtu qe cdo gje ngelej e hapur dhe diplomatikisht nuk kishte asnje problem apo asnje keqkuptim.
Pse konkretisht ju tha te shmangnit takimin me kryeministrin
Sepse rruget diplomatike jane te shumanshme per te arritur synimet qe kerkon. Keshtu qeveria jone kishte angazhimet per te bere takim ne rang ministri te cilen e percaktonte edhe protokolli i agjendes se pergatitur. Ne rast se kjo agjende do te kerkohej te ndryshohej pra te zgjerohej ashtu sic dhe u kerkua duhej te behej konsulence e re me qeverine e cila do te bazohej mbi rezulatet e zhvilluara deri ne ato caste.
E bete viziten
Patjeter qe u zhvillua madje me te gjitha detajet e parashikuara.
Si u zhvillua ceremonia e pritjes
Ishte nje pritje teper e ngrohte qe perfshihej ne protokollin zyrtar te nivelit me te larte shteteror. Ndihej qe ne fillim nje atmosfere me se miqesore. Predispoziteti dhe klima e ngrohte qe u krijua tregoi me se miri deshiren e te dy paleve per te realizuar rruge bashkepunimi. Interesimi i gjere nga pala italiane per te nderuar sa me shume delegacionin tone demonstrohej hapur ne cdo drejtim. Qe ne fillim pas himnit kombetar te te dy vendeve kaluam ne reviste para dhjetera autoriteteve qe kishin dale per te bere mireseardhjen e delegacionit tone.
Sigurisht ne pritje nuk ishin vetem anetaret e delegacionit italian
Ne pritje ishte ekipi me i gjere i zyrtareve te larte te shtetit italian gje qe tregonte se e kishin predispozitetin per te krijuar politika te reja me shtetin tone.
Sa kohe vazhdoi biseda zyrtare me ministrin e Jashtem
Aty mbi 30 minuta.
Kush merrte pjese nga pala shqiptare
Ishte ambasadori i atehershem i Shqiperise ne Itali Bashkim Dino nderkohe qe nga Ministria e Jashtme erdhi posacerisht Muhamet Kapllani qe atehere ishte punonjes i asaj ministrie dhe aktualisht eshte keshilltar i Presidentit te Republikes.
Pas takimit me Kolombon a ju propozuan te benit takimin me kryeministrin
Po. Takimi ishte aq i perzemert dhe aq i suksesshem saqe ishte celur rruga qe takimi te ndiqte shkallen me te larte te hierarkise qeveritare. Ketu sic ju shpjegova pak me pare une nuk e kisha autorizimin e qeverise per ta zhvilluar ate takim ne ate moment per vete faktin se duhej te konsultohesha me te. Detyrimisht u fola per sa isha instruktuar qe nuk mund te zgjatja kohen per shkak te angazhimeve te mia ne viziten e menjehershme protokollare qe ishte planifikuar per ne Algjeri. Madje ne ate takim i kam theksuar vecanerisht ministrit Kolombos se populli shqiptar nuk e ngaterronte kurrsesi miqesine dhe ndjenjen e popullit italian me vete fashizmin qe pushtoi vendin tone.
Cfare vleresimi pati nga qeveria italiane
Sigurisht edhe nga qeveria italiane ai takim u vleresua se tepermi si nje takim i suksesshem. Ne konferencat me gazetaret dhe ne prononcimet e vecanta qe paten ato dite qeveritaret italiane sidomos ministri i Jashtem dhe kryeministri i meshuan me nota optimiste takimit te realizuar me qeverine shqiptare. Kuptova se atyre u kishte pelqyer edhe mosha ime e re pasi sic ju thashe isha nga nje brez shume me i mevonshem se ai i luftes. Mendoj se mosha ime e re ka qene nje cilesi qe eshte marre parasysh dhe nga autoritetet me te larta te shtetit tone qe me ngarkuan ate detyre te vecante. Sigurisht nuk flas per aftesi dhe profesionalizem.
Po ashtu edhe media italiane i transmetoi jo pa buje levizjet e reja politike te bera nga qeveria e tyre. Te gjitha televizionet e dhane jo vetem me kronike te shkurtuar ne programacionet informative por edhe ne transmetime specifike ne speciale te vecanta.
Po ne Shqiperi si u vleresua
Nuk kishte si vleresohej ndryshe. Cdo gje ishte zhvilluar sipas parashikimeve dhe deshirave te mira. Me te kenaqur ishim per faktin qe cuditerisht kishim gjetur te njejtin vullnet edhe te pala italiane. Zyrtarisht u vleresua si nje sukses i madh qe ishte me shume interes per Shqiperine.
Pas atij takimi cfare u konstatua ne te ardhmen
Qe pas atij momenti nepermjet dy shteteve u shenua nje rritje e metejshme e bashkepunimit i cili filloi te zhvillohej ne nje klime krejt tjeter. Sepse bashkepunimi ekzistonte por atje u shenua rritja e tij ne nivel me te larte dhe ne nje klime te re me te ngrohte. Pra u shkrine akujt e krijuar per 40 vjet.