E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Shkarkime nga Fierza, Komani e Vau i Dejës

TIRANë- Shkarkime nga të gjitha HEC-et kryesore në vend, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në Fierzë, Koman e Vau i Dejës. KESH bën të ditur gjendjen e shkarkimeve nga HEC-et kryesore të vendit deri në orën 16: 00.

Të dhënat e fundit të KESH flasin për një nivel uji rreth 296. 63 m, duke u rritur me 1 metër nga paraditja. Prurjet në Fierzë arrijnë në kuotën 1160 m kub/sek, ndërsa derdhjet janë 710 m kub / sek. Shkarkimet vazhdojnë edhe nga liqeni i Komanit, kështu niveli në Koman ka arritur në 173. 9 metra, prurjet janë në kutotën 282 m kub/sek, ndërsa shkarkimet janë 900 m kub/sek.

KESH bën të ditur edhe situatën për liqenin e Vaut të Djesë, ku edhe këtu kanë filluar shkarkimet. Niveli i ujit këtu arrin kuotën 75.68 m, ndërsa prurjet arrijnë në 200 m kub/sek. Deri në orën 16: 00, nga Vau i Dejës po shkarkohen rreth 1500 m kub ujë në sekondë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›