Infermierët, sistemi shëndetësor i punëson me arsim të mesën dhe 8-vjeçar
Mungesë informacioni për shkak të kualifikimeve dhe mungesa e trajnimeve
Emanuela Sako
Sistemi shëndetësor ka të punësuar infermierë me arsim të mesëm dhe 8-vjeçar, pavarësisht se aktualisht ka studentë që kanë mbaruar me arsim të lartë. Por, ajo çka është më problematike është se ata nuk kanë mundësi për marrjen e njohurive më të detajuara dhe kryerjen e trajnimeve të shumta. Të gjithë infermierët që punojnë në sistemin shëndetësor janë të paguar sipas kualifikimeve apo shkollimit që i përkasin. Ndërsa,
Presidenti i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi, theksoi pak ditë më parë se infermierët janë krejtësisht të pambrojtur nga sëmundjet ngjitëse, ku u mungojnë kualifikimet dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti. Këto janë disa nga problematikat e të gjithë infermierëve në vendin tonë.
Kualifikimet
Kualifikimi i infermierëve është ende në nivele të ulëta dhe strukturat shtetërore nuk po marrin asnjë masë për trajnimin e kësaj kategorie. Specialistët theksojnë se ka mungesë për investimin në aftësitë kualifikuese të infermierëve në rang vendi. Infermierët, janë të mënjanuar nga organizimi i aktiviteteve trajnuese apo kualifikuese për ta, gjë që duhej të merrej përsipër nga instancat shtetërore që janë të interesuara për ecurinë e këtij sektori të rëndësishëm të shëndetësisë në vend. Për rritjen e aftësive të tyre kualifikuese, vihet re mungesa e bibliotekave, me literaturë të posaçme për infermierët, të cilët do ndihmonin në pajisjen me më shumë njohuri për ta. Ndërkohë që, kjo situatë është në dëm të pacientëve, ku mungojnë njohuritë e personelit infermieristik për trajtimin e pacientëve.
Infermierët
Pagat e infermierëve janë më të ulëta se ato të sistemit tjetër shëndetësor. Infermierët paguhen sipas kategorive dhe kualifikimeve që i përkasin. Me rritjen e fundit, pagat e personelit infermieristik pësojnë një rritje mesatararisht 10 %. Pagat e infermierëve me arsim të lartë me vjetërsi pune 25 vjet arrijnë në 37.500 lekë në muaj, ndërsa të atyre me arsim të mesëm arrijnë në 34.000 lekë në muaj bruto. Rritja në vlerë absolute shkon nga 2.500 lekë në 3.100 lekë në muaj. Ndërsa pagat e kryeinfermierëve pësojnë një rritje 10 % deri në 12% në muaj ose në vlerë absolute nga 3.600 lekë deri në 4.500 lekë. Po kështu, pësojnë rritje deri në 10 %, pagat e personelit tjetër ndihmës dhe të administratës. Nga këto rritje përfitojnë rreth 10.000 punonjës (infermierë, administrata) me një efekt financiar mujor rreth 30 milion lekë, ose deri në fund të vitit 2009, rreth 210 milion lekë. Në total efektet financiare deri në fund të vitit 2009, nga zbatimi i vendimeve të mësipërme (paga + sigurime shoqërore e shëndetësore) arrin në rreth 385 milion lekë. Këto efekte do të përballohen nga buxheti i ISKSH-së i vitit 2009 i parashikuar për mbulimin e shërbimit të kujdesit spitalor.
Mjekët paralajmërojnë: Kujdes nga vapa e këtyre ditëve
I nxehti afrikan duket se ka gjetur terrenin e tij ditët e fundit, ku temperaturat pësojnë rritje të vazhdueshme. Madje metereologët thonë se temperaturat do të vazhdojnë të jenë të njëjta deri në fund të këtij muaji. Tashmë është koha që të gjithë qytetarët duhet të ndjekin me kujdes këshillat e lajmëruara nga mjekët. Ndërsa mjekët këshillojnë që duhen shmangur daljet pas orës 11 deri në orën 17, pasi rrezet e diellit janë shumë të fuqishme dhe mund shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, japin një sërë këshillash edhe për qëndrimin në shtëpi. Së pari, ata theksojnë se ambienti duhet të jetë sa më i freskët, por duhet treguar kujdes me kondicionerët, temperatura e ambientit nuk duhet të jetë më shumë se 5 gradë diferencë nga ambienti i jashtëm. E ndërsa ata që janë të detyruar të dalin në orët e pikut dhe udhëtimi i tyre do të bëhet me makinë, specialistët shprehen se është e nevojshme që të mbajnë gjithmonë me vete ujë, Gjatë ndalesave evito ngrënien e shpejtë apo pijet alkoolike, ato me shumë sheqer apo kafeinë. Mbi të gjitha mos parkoni në diell, e nëse do ta bëni një gjë të tillë, para se të niseni hapini dritaret për të ulur temperaturën e brendshme. Për ata që kanë kondicioner temperatura në makinë nuk duhet mbajtur më pak se 25-27°. Metereologët bëjnë të ditur se vala e të nxehtit afrikan që po shoqëron vendin tonë në këto ditë të nxehta do të vazhdojë të jetë prezent deri në datën 25 të këtij muaji. Vlerat e larta të temperaturave janë ndjerë që në orët e para të mëngjesit, por mesdita është gjithmonë më e nxehtë, ku vlerat shkojnë në 38- 39 gradë celsius. Ndërkohë që në disa zona ato do t’i kapërcejnë këto vlera. Këto temperatura janë të papërballueshme për një sërë kategorish, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët preken më lehtë nga problemet shëndetësore.
box
Mbani ujë me vete
Mos hani shpejt
Hani sa më lehtë
Konsumoni ushqime me prejardhje bimore
Konsumoni sa më tepër lëngje, sidomos lëngje frutash
Mos përdorni alkool apo pije që përmbajnë kafeinë
Mos parkoni në diell
Temperatura në makinë jo më pak se 25-27 °
Pini lëngje ose ujë 1,5-2 litra në ditë
Flini me veshje pambuku
Mbajini mbyllur dritaret gjatë ditës
Freskohuni herë pas here me ujë
Mbani çadër me vete, kur dilni nga shtëpi
Shmangni oraret e pikut
20 Korrik 2009