Thellohet deficiti në Tatime, në dy muaj mblidhen më pak të ardhura nga bizneset
Deficiti arrin në 350 milionë USD, ose 60 milionë më shumë se plani Rritja e taksave po bëhet për të kompensuar rënien e të ardhurave
Ervin KOÇI
Rënia në grumbullimin e të ardhurave për sektorët e ekonomisë nuk po ndjehet vetëm në dogana por edhe në tatime. Këto të fundit në dy muajt e fundit, ndryshe nga sa pretendonin kanë mbledhur një sasi fare të vogël të ardhurash nga bizneset në të gjithë vendin. Hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve në vend është thelluar edhe më tej gjatë qershorit. Administrata tatimore nuk ka mundur të realizojnë planin e të ardhurave të parashikuar për këtë 6-mujor. Kështu totali i të ardhurave rezulton me një deficit prej 11.1 miliardë lekësh, ku 10 miliardë vijnë si mosrealizim i të ardhurave nga tatimet. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, të ardhurat nga akciza dhe tatim fitimi nuk kanë rezultuar sipas planit të hartuar për këtë vit. Tabela e treguesve fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar të vitit 2009 tregon për një mosrealizim të ndjeshëm në të ardhurat e këtyre tatimeve. Deficiti buxhetor për gjashtë muajt e parë të vitit 2009 është tejkaluar me rreth 60 milionë dollarë. Në total deficiti arriti në fund të qershorit 31.6 miliardë lekë, ndërkohë që qeveria e kishte planifikuar atë të ishte vetëm 25.9 miliardë lekë, ose 22.3 për qind më shumë.
Mosrealizimet
Në vend të parë renditen të ardhurat nga akcizat të cilat për gjashtë muajt e parë të këtij viti rezultojnë më një mosrealizim prej afro 55 milionë dollarësh. Gjatë periudhës janar-qershor janë arkëtuar rreth 14.4 miliardë lekë, nga 19.8 miliardë të parashikuara. Më pas renditen të ardhurat nga TVSH-ja, e cila jep një kontribut të madh në të ardhurat tatimore.
Gjatë pjesës së parë të këtij viti janë mbledhur rreth 52.1 miliardë lekë, nga 55.2 miliardë që ishte plani. Edhe të ardhurat nga tatim fitimi kanë rezultuar negative. Për këtë periudhë janë arkëtuar rreth 9.1 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më pak nga plani. Një ndër zërat e vetë me bilanc pozitiv gjatë këtij 6-mujori janë vetëm të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, me rreth 29 për qind më shumë se plani. Ndërsa të ardhurat nga pushteti vendor nuk kanë dhënë asnjë surprizë, duke vazhduar të mos arrijnë planin. Mosrealizimi i këtyre të ardhurave duket se është arsye kryesore e ndryshimit të mënyrës së pagesës së taksave nga ana e subjekteve private, ku pjesa më e madhe e tyre kanë refuzuar pagimin normal të detyrimeve tatimore nisur edhe nga situata e krijuar prej zgjedhjeve të qershorit.
Mospagesa e taksave
Subjektet private që iu shmangën gjatë muajve të fundit pagesës së taksave dhe tatimeve duke përfituar nga rrëmuja elektorale, nuk do të tolerohen në asnjë moment. Tatimet kanë intensifikuar këto ditë kontrollet mbi bizneset, në një kohë që kjo administratë ka hartuar dhe “listën e zezë” e subjekteve borxhlinj. Rregullorja e re, e miratuar prej kreut të Tatimeve, Papajani, ndryshon metodikën e kontrolleve sistematike mbi bizneset e dyshimta. Rregullorja “Mbi procedurat e zgjedhjes për kontroll” përcakton rregullat dhe procedurat për zgjedhjen e deklaratave tatimore dhe tatimpaguesit për t’u kontrolluar. Procesi i zgjedhjes për kontroll do të përdorë analizën e riskut për identifikimin e atyre deklaratave tatimore dhe tatimpaguesve me rrezik më të lartë potencial për fshehjen e detyrimeve tatimore. Kjo rregullore i shtrin efektet që nga 1 maji i vitit 2009. Me aplikimin e saj, nuk do të përdoret më kontrolli dhe praktikat ekzistuese. Kështu, praktika e kontrollimit të çdo tatimpaguesi për të gjithë llojet e tatimeve dhe taksave deri nga kontrolli i fundit, pra mbulimi me kontroll i të gjithave periudhave dhe të gjithë tatimeve, nuk duhet të vazhdojë të aplikohet. Sipas drejtuesve të Tatimeve, është e pamundur që të kontrollohen me efikasitet të gjithë tatimpaguesit për të gjithë tatimet dhe periudhat tatimore. Prandaj, ky institucion ka vendosur të zgjedhë deklaratat, periudhat dhe tatimpaguesit “me rrezik” më të lartë në fshehje dhe nëpërmjet kontrolleve të sakta profesionale ndaj tyre të bëjë të mundur zbulimin dhe dënimin sipas ligjit.
BOX////////////////////////////////////////
Shpenzimet publike, të vetmet që kanë “realizuar” planin
Në kontrast me të ardhurat tatimore, shpenzimet publike janë të vetmet që janë realizuar me sukses, madje duke tejkaluar planin. Nga 44.1 miliardë lekë të planifikuara për investime janë realizuar 46.7 miliardë lekë, se më shumë se 25 milionë dollarë. Investimet me financim të brendshëm janë tejkaluar me 12.7 për qind, duke arritur në 40.8 miliardë lekë, ku 24.7 miliardë kanë shkuar për rrugën Durrës-Kukës. Kryerja e investimeve mbi planin, i dedikohet edhe fushatës elektorale, e cila ka ndezur motorët për kryerjen e tyre që në pjesën e parë të vitit, gjë e cila nuk ka qenë traditë vitet e kaluara, pasi pjesa më e madhe e shpenzimeve kapitale kryhej në pjesën e fundit të vitit. Në këtë situatë, qeveria ka përdorur paratë e privatizimeve dhe borxhet për të përballuar shpenzimet e larta dhe kompensuar rënien e të ardhurave tatimore. Kështu për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë përdorur rreth 20.8 miliardë lekë të ardhura nga privatizimet për të financuar deficitin buxhetor. Paralajmërimet për këtë situatë janë bërë vazhdimisht gjatë këtyre muajve nga Banka e Shqipërisë, ku guvernatori i ka kërkuar qeverisë të orientojë shpenzimet, sipas prioriteteve dhe të lërë për më vonë ato që nuk janë urgjente.
Tabela/////////////////////////
Të ardhurat e grumbulluara nga tatimet
Faktiku 6-mujor Plani 6-mujor Diferenca Realizimi në%
Deficiti -31.6 mld lekë -25.8 mld lekë -5.75 mld 122.3%
Të ardhurat tatimore 133.1 mld lekë 143 mld lekë -10 mld lekë 93%
TVSH 52.1 mld lekë 55.2 mld lekë -3.1 mld lekë 94.41%
Akcizat 14.4 mld lekë 19.8 mld lekë -5.4 mld lekë 73%
Tatimi mbi fitimin 9.1 mld lekë 10.6 mld lekë -1.5 mld lekë 86.3%
Shpenzimet kapitale 46.7 mld lekë 44.1 mld lekë 2.5 mld lekë 105.7%
Financimi i brendshëm 40.8 mld lekë 36.2 mld lekë 4.6 mld lekë 112.7%
Shkurt////////////////////////////
Lehtësi për biznesin, sipërmarrësit i paraqesin qeverisë një paketë kërkesash
Komuniteti i biznesit, i ka parashtruar dje qeverisë që do të votohet nga parlamenti i ri në muajin shtator, një sërë kërkesash që do të lehtësonin dhe përmirësojnë më tej klimën e biznesit në këtë periudhë ku kriza ndërkombëtare mbetet njëlloj prezente në tregje. Ndër kërkesat kryesore të bizneseve janë: 1) Të ketë një përshkallëzim të TVSH-së sipas produkteve dhe shërbimeve. Kjo kërkesë konsiston së pari në heqjen e TVSH-së për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikës bujqësore, dhe të paguhet TVSH-ja vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive dhe së dyti, të ulet TVSH-ja për importin e makinerive për përdorim në industrinë e ndërtimit dhe vlera e kësaj TVSH-je të paguhet me këste të zgjatura. 2) Kërkojmë që Banka e Shqipërisë të konsiderojë mundësinë e uljes së normës së interesit duke e bërë më të lehtë kështu përballimin e kredisë nga biznesi, pasi tashmë presionet inflacioniste janë më të pakta. 3) Po në këtë linjë qeveria duhet të mbyllë sa më shpejt procesin e legalizimit, pasi kështu futen në treg më shumë asete që mund të lihen peng dhe për rrjedhojë të rrisin mundësinë e kreditimit të operatorëve ekonomikë. 4) Të hiqet praktika e referencave doganore sidomos për importet nga Bashkimi Evropian ku kontratat nga këto vende dihet që janë të pa manipulueshme. Siç edhe e përcakton ligji, kontratat janë kriteri i parë i cili duhet ndjekur për zhdoganimin e një malli.
Nga nesër BSH hedh në qarkullim kartëmonedhën e re 200-lekëshe
Banka e Shqipërisë njofton se më datë 20 korrik shqiptarët pritet të marrin në dorë një kartëmonedhë të re, emetim i vitit 2007. Kartëmonedha e re 200-lekëshe nuk ndryshon shumë në pamje nga ajo ekzistuese që ne e kemi përdorur që nga viti 2001, por asaj vetëm sa i janë përforcuar disa elementë sigurie. "Vendimi i vitit 2006 për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe është në përputhje me programet e mëhershme të Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 200 lekë”,- njoftoi Banka Qendrore. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Gradualisht do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara, duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja. Kartëmonedha e re, e prerjes 200 lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 200 lekë, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i mëparshëm, ajo do të ketë përforcime të disa elementëve të sigurisë, si dhe përmirësime të qëndrueshmërisë ndaj dëmtimit. Shenjat kryesore dalluese të 200-lekëshit të ri nga ai ekzistues janë: firma e guvernatorit Ardian Fullani; filli i sigurisë do të jetë më i gjerë; relievi i kartëmonedhës është më i ndjeshëm në prekje, sidomos te pjesa e teksteve dhe numrave, si dhe fakti që kartëmonedha është llakuar për ta mbrojtur nga lagështia.
20 Korrik 2009