Rama: Zgjedhjet nuk kanë mbaruar, rezultatet nuk shpallen nga Berisha
Reagon kreu socialist një ditë pas konferencës për shtyp të kryeministrit
Kreu socialist Edi Rama deklaroi dje se zgjedhjet nuk kanë mbaruar dhe rezultati, jo vetëm nuk është ai që deklaroi zyrtarisht Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj partie Sali Berisha. “Sepse ende nuk janë hapur kutitë e Beratit, ku ne kemi të gjitha arsyet e faktet për të pretenduar mandatin e pestë, dhe nuk janë hapur as kutitë e Tiranës e të Shkodrës, ku shqiptarët e shqiptaret duhet të shohin me sytë e tyre batërdinë që është bërë në numërimin e votave, për llogari të Sali Berishës”, deklaroi Rama.
Kushtet
“Pa u hapur kutitë e Beratit, Tiranës e Shkodrës, në bazë të Ligjit Zgjedhor, që nuk le asnjë ekuivok lidhur me të drejtën e dy anëtarëve të KQZ-së për hapjen e kutive, Sali Berisha jo vetëm s’mund të pretendojë të drejtën për të folur si kryeministër me një mandat të ri, po s’mund të ketë as të drejtën për të kërkuar që Partia Socialiste të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Me katër ushtarë në KQZ që e kanë shitur shpirtin tek Saliu, apo largqoftë me gjyqtarë që do të sillen njësoj si ushtarët e Saliut, as nuk merret e as nuk mbahet dot pushteti i popullit. E siguroj Sali Berishën se në qoftë se nuk do të lejojë hapjen e kutive të Beratit, Shkodrës e Tiranës, do të zgjedhë rrugën më të shkurtër për të ndenjur mbi karrige, po absolutisht më të gjatën për ta mbajtur karrigen në këmbë”, ka nënvizuar dje kreu i socialistëve. Sipas tij, PS-ja do ta pranojë rezultatin vetëm në qoftë se do të pranohet e drejta ligjore për të bërë transparencën e kutive të Beratit, Tiranës e Shkodrës.
Deklarata
Dje Rama ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit janë për PS-ë, jo vetëm jashtë standardeve, po edhe një alarm për demokracinë në Shqipëri. “Pikërisht pse ne nuk mund ta tolerojmë në asnjë mënyrë që procesi elektoral në vendin tonë të kthehet në një skemë të mbyllur që nxjerr gjithnjë fitues pushtetin pavarësisht si voton qytetari, ne do të bëjmë me çdo kusht e mjet zbardhjen e krimit elektoral të 28 qershorit. Sali Berisha duhet ta harrojë çdo bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste nesër, në qoftë se sot do të qëndrojë në atë karrige me mandate të grabitura përmes uzurpimit të KQZ-së apo trysnisë ilegale mbi Kolegjin Zgjedhor. Partia Socialiste do të jetë një pengesë e pakapërcyeshme për të dhe për nusen e tij të re që i pruri në prikë 83 mijë vota të majta duke krijuar mundësinë për koalicionin më të turpshëm në historinë e këtij vendi”, - deklaroi Rama.
PD: Rama po maskon humbjen, por ne ngelemi bashkëpunues
Kundërpërgjigjet sërish PD-ja, nëpërmjet zëdhënëses Erla Mëhilli pas konferencës për shtyp të kreut të PS-së Edi Rama. “Sot Edi Rama, sërish për të maskuar humbjen, lëshoi kërcënimet e rradhës ndaj institucioneve shtetërore të vlerësimit të rezultatit të zgjedhjeve por akoma më keq edhe ndaj komisionerëve të tij të cilët kanë firmosur çdo tabelë dhe rezultat në Berat, Shkodër, Tiranë dhe në të gjithë qarqet e tjera të vendit. Pas anatemimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të zgjedhur me konsensusin e të gjitha palëve, presionit dhe paragjykimit të Kolegjit Zgjedhor, ai bëri të ditur se nuk ka ndërmënd të njohë rezultatin e zgjedhjeve e as të pranojë humbjen. Madje Z.Rama, i cili dukej thellësisht i rrënuar psikologjikisht deklaroi se do ti padisë komisionerët e tij socialist”, - deklaroi Mëhilli. Sipas zëdhënëses demokrate kërcënimet mallkimet dhe trillimet janë të pafuqishme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. “Je ti ai që mori mandatin e Fierit me vota dhe kuti të pavlefshme. Kutitë e Beratit, Shkodrës apo Tiranës nuk janë si kutitë e Fierit z.Rama. Ato janë të numëruara, të certifikuara dhe të shpallura tashmë. E vërteta është se në harkun kohor të dy viteve, Ti, Partia dhe koalicioni që drejtove doli dy herë humbës. Përsa i përket bashkëpunimit me Partinë Socialiste në të ardhmen, Partia Demokratike mbetet e hapur. Qëndrimi i Kryeministrit Berisha ka qënë dhe mbetet I hapur, natyrisht problematika jote personale nuk është axhendë e Kryeministrit. Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike është një trazhgimi e çmuar dhe një investim që nuk mund të nëpërkëmbet nga askush, ku edhe vetë z.Rama ka aksionet e tij. Ky është një proces që diktohet nga interesat e vendit dhe jo nga dëshirat, inatet individuale apo rezultatet dëshpëruese të zgjedhjeve”, - deklaroi dje Mëhilli.
20 Korrik 2009