E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermierët, të shumtë në numër por pa cilësi profesionale

Kreu i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi: Abuzohet me përgatitjen e infermierëve të rinj

Vetëm në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ndër 3 mijë punonjës që disponon ky institucion, një përqindje e madhe e kësaj shifre rezultohet se janë infermierë. Lidhur me këtë fakt kryetari i Urdhrit të infermierëve ka pohuar se infermierët në vendin tonë janë të shumë të numër por shumica e tyre janë pa cilësi. Nga ana tjetër nuk kanë

qenë të pakta rastet kur këta të fundit janë bërë edhe objekt i ankesave nga vetë pacientët apo qytetarët e ndryshëm por nuk kanë munguar edhe skandalet të cilat duken sikur janë referuar në pjesën më të madhe tek mamiet e materniteteve apo infermieret në pavijonet e ndryshme të spitaleve. Kjo kategori e punonjësve të sistemit shëndetësor dhe sidomos infermierët e rinj të sapodalë nga katedrat e universiteteve janë cilësuar nga vetë kreu i Urdhrit të infermierëve Sabri Skënderi si më problematikët. Sipas tij infermieret e reja të dala nga fakultetet e infermierisë më shpesh mësojnë mjekësi të cunguar dhe jo infermieri të mirëfilltë. Por një tjetër problem është edhe përgatitja e këtyre infermierëve në fakultetet përkatëse ku ka mangësi dhe më tepër sesa përgatitje profesionale aty ka abuzime. Në lidhje me këtë Skënderi ka pohuar se infermieret e reja kanë mangësi të mëdha në nivelin praktik të ushtrimit të profesionit, pse jo, edhe shpesh edhe në nivelin teorik të përgatitjes së tyre

Problematikat
Problemet aktuale të sistemit të infermierëve sipas Sabri Skënderit kanë të bëjnë me formimin bazë të infermierëve në të cilin është e domosdoshme nevoja për reformim dhe realizimin e një programi në fakultetet e Infermierisë ku duhet të kryhet një reformë e kujdesshme. Një zgjerim kaq i madh sa ky që ekziston tani për tani përgatitjen e këtyre profesionistëve, mund të çojë në abuzim me cilësinë e tyre Sipas Skënderit, në një takim me homologët e huaj evropianë pak kohë më parë është diskutuar se në vendin tonë përgatitja e infermierëve është kthyer në biznes. Ndër të tjera Skënderi ka deklaruar se infermieria është një nga pjesët kryesore dhe shumë të rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Ndërsa në lidhje me kuadrin e reformës që është duke u zhvilluar në këtë sektor Skënderi ka sqaruar se infermieria është shkenca e kujdeseve dhe ajo përbën 70 % të kujdesit shëndetësor, në të gjitha nivelet. Kujdesi i infermiereve ka një rëndësi të veçantë dhe ai është i domosdoshëm për njeriun gjatë gjithë jetës së tij, në shtatëzani, në rritje, rimarrjen e shëndetit dhe deri në fund të jetës. Në kuadrin e reformës që po zhvillohet në sistemin shëndetësor, sigurisht që një vend të rëndësishëm duhet të zënë edhe kujdeset e infermiereve. Sipas tij në urdhrin e infermierëve quhet pjesë dhe arritje e reformës, edhe krijimi i këtij urdhri ligjit për këtë kategori punonjësish statusit të tyre dhe kodit Etik-Deontologjik. Skënderi ka pohuar gjithashtu se është arritje që tashmë të gjithë profesionistët e kujdesit në Shqipëri, kanë kodin Etik-Deontologjik të detyrueshëm për zbatim. Kod i cili do të sigurojë sjellje etiko-profesionale më të mira për pacientët shqiptarë. Është arritje që pacientët shqiptarë kanë tashmë një institucion që mbron ata nga kequshtrimi i profesionit të infermierit, mamisë dhe fizioterapistëve. Dhe ky është Urdhri i Infermierit. Sipas Skënderit Një tjetër arritje është edhe krijimi i Qendrës së Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, dhe futja me ligj e këtij edukimi në mënyrë të detyrueshme për të gjithë profesionistët e kujdesit.


Skënderi: Infermierët nuk vlerësohen, zëri i tyre është mohuar
Përgjithësisht infermieret e rinj abuzojnë me programet e praktikës mësimore duke bërë disa kontrata vetëm me drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe pa ndjekur me korrektësi zhvillimin e këtyre praktikave. Në këtë mënyrë vetë drejtuesit e institucioneve mjekësore mjekët apo shefat e pavijoneve nuk i ndihmon infermieret për të gjetur mundësinë dhe motivimin e duhur. Kjo problematikë kërkon një reformë të thellë në programet, mentalitetin dhe mënyrën e realizimit për nxjerrjen e infermierëve të denjë dhe në nivelin e kolegëve evropianë. Sipas Skënderit zakonisht quhet arritje ligji Për profesionet e rregulluara, hyrja në fuqi e të cilit do të sjellë rritje të cilësisë edhe për infermierët.  Bërja e diplomës së infermierit unike dhe shtetërore, zbatimi i stazhit praktik me mbikëqyrje, do të sjellë rritje të cilësisë së këtyre infermierëve. Sipas tij duhet theksuar se përveç dobësive praktike, infermieret e reja kanë sjellë edhe risi pozitive në kujdeset e infermiereve të cilat kanë të bëjnë me nivelin e shërbimit, dhe atë kulturor të tyre, në nivelin e informatizimit të proceseve etj. Ndërsa problemi i vlerësimit të infermierëve në nivelin institucional, por edhe shoqëror, sipas Skënderit lë për të dëshiruar. Sipas tij kjo vjen edhe nga mentaliteti i trashëguar i shoqërisë dhe i shumë drejtuesve të institucioneve tona dhe duhet kohë që ky mentalitet të ndryshojë, që infermieria të gjejë vlerësimin që i takon dhe vetëm atëherë do të kemi rritje të cilësisë së kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Infermierët, nuk janë të përfaqësuar në drejtimin institucional, edhe pse roli i tyre në institucionet shëndetësore është i pamohueshëm dhe deçiziv. Duke mos qenë të përfaqësuar, edhe zëri i tyre është i mohuar ndërkohë që ata duhet të jenë pjesë e reformës, me ide dhe me veprime. Ndër të tjera Skënderi thekson faktin se marrëdhëniet e Urdhrit të Infermierit me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore janë të mira dhe vihet re një bashkëpunim i ndërsjelltë. Lidhur me këtë këto institucione janë duke punuar bashkërisht për rritjen e cilësisë së kujdeseve infermierore.


Infermieret e rinj nuk praktikohen, me mangësi në formimin bazë
Sipas Kreut të Urdhrit të Infermierëve do të ishte efektive që edhe bashkëpunimi me institucione të tjera, që kanë të bëjnë me formimin bazë të infermierëve, të ishte më i plotë. Skënderi pohon edhe faktin se formimi bazë i infermierëve ka nevojë për reformim, realizimi i programit në fakultetet e Infermierisë duhet reformuar tërësisht, duhet standardizuar dhe unifikuar në të gjitha ato institucione ku sot përgatiten infermierë në Shqipëri. Nga testimet profesionale, deri më tani është arritur në konkluzion se infermieret e reja të dala nga fakultetet e infermierisë, kanë mangësi të mëdha në nivelin praktik të ushtrimit të profesionit, pse jo, edhe shpesh edhe në nivelin teorik të përgatitjes së tyre. Për këtë, ne shpresojmë që në kuadrin e demokratizimit të institucioneve, edhe infermierët të gjejnë veten e tyre dhe të kenë përfaqësuesit kudo ku diskutohet për ta, ku hartohen politika për infermierinë dhe ku merren vendime për të ardhmen e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Ne shpresojmë dhe po punojmë që ndryshimi të fillojë nga vetja, që infermieret shqiptare të shikojnë në pasqyrë nivelin e tyre profesional dhe kulturor,  aktivitetin e tyre të përditshëm dhe ta krahasojnë atë me kolegët e tyre evropianë, të punojnë për rritjen e këtyre niveleve dhe pastaj, të kërkojnë të drejtat dhe motivim si ata. Sensibilizimi për këtë çështje ka nisur dhe ndryshimi është duke vazhduar.


Precedenti, në spitale infermierë me arsim  8 vjeçar
Sistemi shëndetësor ka të punësuar infermierë me arsim të mesëm dhe 8-vjeçar, pavarësisht se aktualisht ka studentë që kanë mbaruar me arsim të lartë. Por një tjetër problematike është se ata nuk kanë mundësi për marrjen e njohurive më të detajuara dhe kryerjen e trajnimeve të shumta. Të gjithë infermierët që punojnë në sistemin shëndetësor janë të paguar sipas kualifikimeve apo shkollimit që i përkasin. Kualifikimi i infermierëve është ende në nivele të ulëta dhe strukturat shtetërore nuk po marrin asnjë masë për trajnimin e kësaj kategorie. Specialistët theksojnë se ka mungesë për investimin në aftësitë kualifikuese të infermierëve në rang vendi. Infermierët, janë të mënjanuar nga organizimi i aktiviteteve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›